PA TY, ZEMËR!… / Poezi nga Shazim Mehmeti

 
Poezi nga Shazim Mehmeti
 
 
PA TY, ZEMËR!…
 
Ti nuk je!
 
Pa ty,
m’erren sytë,
mendimet m’kërleshen!
E ndjej se po vdes!
 
Po vdes, po vdes!
Ja ku më çel
pipthi i lules
së mbarimfillimit!
 
As mund të lexoj gjë më,
as mund të shkruaj më,
as mund të gjurmoj
në shpirtra njerëzish,
as sodis,
as dalldisem
me sy drejt qiellit,
as pikturoj fluturime zogjsh,
as s’e përpij me sy
horizontin dritëdalë,
as s’i ujis trëndafilat n’oborr,
as ha,
as pi!…
 
Pa ty,
dalur vetes jam!
Dalur vetes,
veten e shoh,
si m’përthahet,
m’hollohet,
m’asgjësohet!…
 
Mungesë ajri kam,
pa ty,
kam mungesë fryme!
 
Pa ty, zemër,
veshësh m’bie vaji,
i Zogut t’Tejanës!…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s