Kalendari poetik: Odysseas Elytis (1911-1996) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Odiseas Elitis
 
Kalendari poetik: Odysseas Elytis (1911-1996)
 
Sot, më 2 nëntor është 110 vjetori i lindjes së poetit grek, përfaqësues i shquar i surrealizmit në poezinë greke. Me emrin e tij është quajtur aeroporti i Mitilinit, në ishullin Lesbos. Në vitin 1979 fitoi çmimin Nobel në letërsi, në motivacionin e dhënies së çmimit mes të tjerash thuhet “…për poezinë e tij ku spikat dëshira për lirinë intelektuale, zhvillim dhe krijim…” Ja poezia që përzgjodha në përvjetorin e nobelistit grek:
 
 
TI
 
Për ty u dëgjuan të flasin dhe valët,
Si puth ti dhe përkëdhel,
Si pëshpërit “po” dhe “çfarë”
Përqark gushës, nga bregu, andej
 
Drita dhe hija jemi bashkë
Ti ai yll i vockël, unë terr i natës
Ti gjithmonë porti, unë feneri në të djathtë,
Liman i njomur dhe vezullim mbi rremat,
 
Mbi shtëpi lart me lulet kacavjerrëse
Me trëndafilat ngërthyer, pastaj në ujët që ftohet
Ti shtatore e ngurtë, unë hija pas
Ti kanat i mbyllur, unë era që e hap.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s