Poezi nga Kolec P. Traboini

 
Poezi nga Kolec P. Traboini
 
 
ÇAMJA E BUKUR
 
Zura mike një belhollë
çame e bukur nga Filati,
zgjuar ëndrrash, ik mes klithmash
përmes flakësh edhe zjarrit.
 
Larg vendlindjes rritur shtatin
me pikëllim në sytë e zinj,
për shtëpi e për një vatër
për një pjergull në Çamëri.
 
Për një gjysh e për një gjyshe
për një vëlla që vranë në portë,
ish i brishtë si një engjëll
e mes engjëjsh shkoi n’ atë botë.
 
Më tek lumi i Kalamait
nuk u kthye të lodrojë
as të pijë dy doçka ujë,
ujë prej bore në burojë.
 
Se dhe lumi është përgjakur
në pikëllim është bërë i zi,
Zervas kur u erdh tek pragu
dhe me plumb vriste fëmijë.
 
Burra e djem kur i vrau
vetëm se ishin shqiptarë,
por as nënat s’i kurseu
vrasës’ i egër e barbar.
 
Thonë dhe zogjtë e malit ikën
të tromaksur matanë detit,
më s’dëgjohen cicërima
veç e qara e një shelgu.
 
“Kur do vinë çamvogëlithët
bashkë me zogjtë kur do vinë,
mos janë rritur të tromaksur
që kur morën arratinë?…”
 
Eh, si mbet Paramithia
e shkretuar e pa jetë,
veç ca pleq rrinë në porta
e sikush me vete flet.
 
Se ata që mbetën, pakëz,
nuk guxojnë të thonë një fjalë,
se u thonë janë grekër
kurrsesi nuk janë shqiptarë.
 
Këto flas me çamen time
me vështrimin përtej detit
shpirti bashkë me dallgët ikën
dashurisë t’i gjejë bregun…
 
Zura mike një belhollë
që më ngjet me vajzë suljote
më të mirat, më të bukurat
e më trimet e kësaj bote.
 
 
DUHET TË DAL PATJETËR…

Sot e ndjeva të nevojshme të dal patjetër,
zbres shkallët e nisem veç me vete,
ec e ec në bulevard e në sheshe.

Bëj kujdes mos më shtyp ndonjë makinë,
djem katundi, s’dinë ta nisin edhe aq mirë.

Ndërkohë i thonja vetes zëbutë
sikur plakat e lagjes më thonin mua dikur:
-Mos kalo dy herë në të njejtën rrugë.

Eh, si mu versul një Benz i zi në bulevard
e pra unë me dritë jeshile në semafor isha.

Por ai ishte një trap i marrë, nga ata,
që makinën e grahin si gomarin në fshat,
rrugë e pa rrugë.

Ikin pa ditur ku shkojnë – por unë shpëtova.
Paska qenë një ditë e keqe për mua.

Por edhe e mirë do si do, anipse,
ende nuk e di pse duhej të dilja pa tjetër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s