Poezi nga Vasil Çuklla

 
Poezi nga Vasil Çuklla
 
 
Natyrshëm…
 
U nxeh dimri, me qershizat e kuqe purpur
siç nxehet përherë,
me lulimin pranveror, dyerhapur.
Thirri shiun rrebesh, erën acarr,
i fshikulloj…
Qershitë… buzëqeshin nën akull.
 
Dimri, i humbur dhe nga kjo betejë
largohet nën çapa, i mpakur!
 
 
Peisazh
 
Vendosa, si piktorët,
të pikturoj agun…
Ndaj zgjodha, për telajo,
letrën e bardhë
Për bojra, nuk di,
përse zgjodha vargun,
Në mundsha, çdo rrokje,
t’a vendos radhë – radhë
Drit-hijet të zbresin,
të më stolisin pragun.
 
Këngëzog të bilbilit,
ia vura kornizë
Ngjyros qiejt ethshëm,
me fjalën, blu-kaltër…
Mesqiejsh kreshpërojnë rrezoret,
si drizë
të një dielli që vesh, shpirtzemrat,
me flatër
Si fjalë-ëmbla e Nënës,
brishtërorja, karthizë.
 
Mandej, zbres më poshtë,
më lypset kurorë
Gjethnaja e lisave,
zverdhuar në vjeshtë
Kur pupëlt ajrisë, për çast,
e për orë.
Këputur prej degës,
rrëzohet një fletë…
Me vështrimin tejnajës,
ngujuar në borë!
 
Përroi valëzuar,
zbret pllajës i murrmë.
Vala shtyn valën,
gurgulluar mbi zall…
Eshtë vjeshtë okëruar,
natyra fle gjumë
Nën ëndrra pranvere,
tejmbushur në mall
Pret dimrin e egërr,
që zemrës le gjurmë!
 
Si piktorët vendosa,
t’ju fal, këtë peisazh
Me fjalë rrokjezuar,
drit-hijen në rremba
Ag vjeshte borëzuar…
e ndier në faj
kur ankthin bart kurmit
e trishtin ka brenda
Endërrmakthet e zgjojnë,
si i bukur mirazh!
 
 
Zbrazëti…
 
U zbrazën rreshtat.
Gjithë shokët e mi vanë!
Universesh të reja.
Qiejve të rinj…
 
Tani rreshtat ngjajnë,
varrezë vdekëtarësh
Ku diejve shuar,
s’ju ndrijnë më qirinj!
 
U zbrazën rreshtat.
Gjithë shokët e mi vanë!
Pështynë, gjithë ç’ju thanë.
Vollën, çfarë ju dhanë…
 
Të mos prishen rreshtat,
lanë vetëm këpucët
Dhe mua,
haruar mes rreshtash më kanë
 
Hije zbatharake,
mes baltës dhe llucës
Që supeve regjur,
nuk mundën të mbajnë!
 
 
Vrastaret buzë
 
Buzët,
vrasin heshtazi
në puthje.
 
Dhënë dikur,
diku
dhe që mbaron
dhe vdes.
 
Ti, vazhdon të puthësh.
Të puthësh,
e të puthesh…
 
Lutu,
mallkim mbrapa,
o Zot,
të mos mbesë!
 
 
Ëndrrat
 
Ëndrrat…
Të parealizuarat,
ëndrra.
Gricje e shpirtit,
në zgjim!…
 
Ëndrrat…
vegim i mrekulluar,
të shtojnë brengën,
në të perënduar,
fundjetës,
pakuptim.
 
Ëndrrat,
kujtim-bartëse…
Agim,
tashmë
i zvetënuar,
i mekur,
i vdekur ndër duar!…
 
Ëndrrat e rinisë,
një shuplakë më shumë
një thinjë më shumë
në zemrën dobësuar,
në prag të pleqërisë!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s