Humbur nëpër vjeshtë / Poezi nga Juljana Mehmeti

 
Poezi nga Juljana Mehmeti
 
 
Humbur nëpër vjeshtë
 
Humbas nëpër vjeshtë
bashkë me erën e gjetheve
mendimeve të zverdhura
këputur dhe lundruar kaosit të zbehtë
heshtjeve të shkuara
mes fëshfërimash të panjohura
shtjellë e largët në grinë e qiellit.
 
Grimca nostalgjie zbresin me shiun
kërcejnë në trotuar…
Çliruar nga ndjesi të pazakonta
gjethelëshuar si pemë e zhveshur
bordurës të ftohtë
makiazhit të një botë që fsheh brymën
kujtimeve të saj…
 
Mbledh psherëtimat tretur drithërimës së stinës.
Humbas nëpër vjeshtë
e kthehem prapë.
 
@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s