Kalendari poetik: Ella Wheeler Wilcox (1850-1919) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
 
Ella Wheeler Wilcox
 
Kalendari poetik: Ella Wheeler Wilcox (1850-1919)
 
Shkrimtarja dhe poetja amerikane Ella Wheeler, (Wilcox mbiemri pas martese), u lind më 5 nëntor 1850, në një familje fermerësh në Wisconsin, prindët e saj, dashamirës të kulturës, i nxitnin fëmijët të lexonin qysh në fëmini. Poemën e saj të parë e botoi në vitin 1883. Ndrroi jetë më 30 tetor 1919. Ja një shqipërim prej saj:
 
 
MIQËSIA PAS DASHURISË
 
Pas verës së nxehtë, pas flakërimit
U dogj, u shua, u bë hi pastaj
Nga afsh i çmendur i zjarrit të saj,
Por ja, beftas vjen, ver’ e shën Martinit*.
 
Paqen sjell, por me trishtim mjegullues.
Kështu pas Dashurisë, që u lodh
Nga mundimet, dëshirat afsheplot
Miqësia vjen, me vështrim qetësues.
 
Pastaj ta ndjekim pas, na bën me shenja
Të bredhim të shkujdesur, lart e poshtë.
Por ç’është kjo ngricë, pse bën kaq ftohtë?
Ne të përhumbur, ç’janë këto ndjenja?
 
Zagushi s’duam, as dhëmbjet e forta;
Por këto ditë, eh, janë të paplota.
 
Shënimi im: vera e shën Martinit, në anglisht “St. Martin days”, në italisht “l’estate di san Martino”, quhen ditët e ngrohta në mes të nëntorit. Sipas gojdhënës, shën Martini po shkonte diku me kalë në mes të shiut e të ftohtit. Rrugës shikon një të vobektë që dridhej nga të ftohtët. Zbriti nga kali dhe hodhi pelerinën e tij mbi të vobektin. Pas pak, qielli u hap, shiu pushoi dhe moti u ngroh. 11 nëntori është dita e shën Martinit, prej 30 e ca vitesh që kam mësuar këtë legjendë, kam vërejtur se më 11 nëntor, ka qënë, për çudi, gjithnjë mot i butë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s