Poezi nga autorë të huaj / Përktheu në shqip Iliaz Bobaj

 
Përktheu në shqip Iliaz Bobaj
 
 
Poezi nga autorë të huaj
 
MIGEL ANGEL ASTURIAS (Uruguaj,1899- 1974)
(Çmimi Nobel, 1967)
 
 
FATI
 
Të jetosh do të thotë të duash,
të japësh dorëlëshuar,
për çdo pikëz uji,
të kthesh një përrua.
 
Jemi të stisur të tillë,
të stisur që të ndajmë,
farëza në vijën e ujit
dhe yje në oqean.
 
Mjerë ai i mjeri, o Zot,
që gjërat e tij nuk i bën harxhime
dhe, duke u kthyer, të thotë:
”Si çantë e zbrazët,
është zemra ime”.
 
 
BOB DILAN (SHBA, 1941- …)
(Çmimi Nobel, 2016)
 
VAJZA NGA VERIU
 
(poezi, tekst kënge)
Nëse ndonjëherë në Veriun e bukur vete
aty ku erërat bregdetin pa linçuar s’e lënë
asaj vajzës t’i bësh një përshëndetje
dikur dashuria ime e madhe ka qenë.
 
Nëse ndonjëherë ndodhesh në dëborë
në brigjet e ngrirë që s’e njohin verën
pa shih nëse rroba e saj është e ngrohtë,
nëse ajo e mbron nga thika e erës.
 
Pa shih nëse flokët e saj janë të gjatë
nëse me gjoksin valëzojnë, lodrojnë duke u hedhur
pa shih nëse flokët e saj janë të gjatë
se të tillë në thellësi të ëndrrave të mia kanë mbetur.
 
Të më kujtojë pakëz se e kam brengë
për të kam bërë mijra lutje dhe bekime
në errësirën e natës sime të zezë
në dritën dhe harenë e ditës sime.
 
Nëse rastis të ndodhesh në Veriun e bukur
aty ku erërat bregdetin pa linçuar s’e lënë
asaj vajzës t’i bësh një përshëndetje
dikur dashuria ime e madhe ka qenë.
 
 
ÇARLS BUKOVSKI (SHBA)
(1920- 1994)
 
SHPEJT DHE NGADALË
 
Me siguri rrethi
ngushtohet.
 
hedh raketa shenjëdhënëse
asnjë
përgjigje.
 
kjo nuk më krijon
ndonjë befasi.
 
vetëm atë që
vazhdoj.
 
veçanërisht
kur unë e di
që fundi
është atje tej.
 
edhe
këtu.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s