Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
DASHNIA, NË PLEQËRI…
 
Ka lezet dashnia në pleqëri
Ecjen e bënë, përtej udhës, së lumturisë
Të do si ëndrra, kur ishe i ri
Kur i pikturoje, fytyrat e jetëve të rinisë
 
Të zgjon, nga gjumi i frikës, kur thua u plaka
Rrudha e thinja, t’i pi, sikur shiun, toka kur e pi
Të trazon në shpirt, si shtatin kur e merr flaka
Rrezaton si dielli, vetes i thua, unë ende jam i ri
 
Ka lezet dashnia në pleqëri
Dita e nata, duken, sikur parajsë, përjetësie
Të do si ëndrra, kur ishe i ri
Kur i pikturoje, fytyrat e yjeve, me sy rinie.
 
 
SI TË PARËT E FISIT, NDËR MALE…
 
U plaka duke pi mote me tradhti
Stinët, që marrin ngjyra e herë, hutohen
U plaka duke pi, shpresë, për liri
Si të parët e fisit ndër male, që harrohen
 
S’dua ta marr ikjen, me një grusht dhe e një gurë
Tej deteve diku të ndalem, ta pi kujtesën, me zjarr
S’dua t’më pi harresa, sikur s’kam lindur kurrë
Të vdes si vdiset e pas vdekjes, të mbetem pa varr
S’dua, vetëm maleve të Sharrit, të dukem si nurë
Të më shohin kullat e fisit, sikur babaplakun e par’
 
U plaka duke pi mote me tradhti
Si t’parët e fisit, që atdheu i vrau, pas shpine
U plaka duke pi shpresën me liri
Si shiu, që m’i lag thinjatm s’koti, kësaj stine.
 
 
PAS TRATHTIVE, TË MËDHA…
 
Dua të dal nga kjo lëkurë
Si shpirti kur po del, me frymën, drejtë qiellit
Dua të mbetem si pikturë
Sikur liria e Atdheut tim, pas rrezeve të diellit
 
Nëpër muze të njerëzimit, ku sytë, dëshmi mbeten
Ku fjalët shkruhen me gjuhën e dhimbjeve sikur fitore
Nëpër librat e historisë, ku ta pikturojnë edhe jetën
Ku vdekja s’ka vdekje, si plisat e mi, në tokën arbërore
Nëpër penat e mëdha të botës, ku e pinë të vërtetën
 
Dua të dal nga kjo lëkurë
S’më duhet, jeta e as krenaria e fisnikëria, sot
Dua të mbetem si pikturë
S’më duhet jeta e syve çençe, nëpër gjak e lot.
 
 
PAS MESNATËS, SË FRIKSHME…
 
Dita sot po pret diell
Pas mesnatës së frikshme, mes fitimtarëve
Sytë, na shohin qiell
Pas mjegullave, që terrojnë tokë, shqiptare
 
Djalli e djajtë, ikjen e morën rrugë, kah tmerri
Tradhtinë, veshur për shtate, që ua fali robëria
Shkuan, në strofullën e tyre, si banorë ferri
Tradhtuar, nga liria e pas po i ndjek shqiptaria
Deri atje, ku shpirtin, po na jep, nga frika terri
 
Dita sot po pret diell
Mes fitimtarëve, rrufetë, godasin mbi dhe
Sytë, na shohin qiell
Djall e djajtë ikën, plisat mbetën në atdhe.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s