Poezi nga Bibjana Kola (Ana Korça)

 
Poezi nga Bibjana Kola (Ana Korça)
 
 
Duart e nënës
 
Duart e nënës më ndjekin
përtej distancave;
dy duar, dy engjej për mua,
që vijnë largësive
t’ më përkëdhelin,
t’ më perqafojnë,
e t’ më mbajnë ngrohtë,
kur unë në shpirt
ndjej ngricë, ndjej ftohtë!..
 
Në ditet e vështira,
në kraharorin tim
sistemoj dhimbjet;
mbaj lotët mos bien
e pres duart e nënës
të fshijë largësitë,
se një fjalë e saj,
fshin të gjitha mërzitë.
 
Duart e nënës ndjejnë
çdo sëmbim timin;
dhe kurrë nuk gjejnë qetësi,
kur përballem me stuhitë..
Ato mbajnë oqeanin
e lotëve të mi.
 
Asnjë s’më ka pyetur
ç’ më duhet, apo si ndjehem,
ndërkohë nëna e ndjen,
nuk pret që t’ ia them…,
e kur ndër frikëra ndihem,
kur jam e brengosur,
kur zemra përpëlitet si zog i plagosur
hyjnorja më puth dhimbjet
e më zhduk trishtimet!!
 
 
Vallzim lamtumire
 
Mëngjes nëntori…
Vjeshta e tretë
Sytë e mi ndjekin shushërimat e gjetheve
në një shkurre të zhveshur.
Një zog i këndon gjetheve të rëna.
Eci në pragun e stinës
i ftohti kacavirret majë gishtash.
Mbledh mendimet e coptuara
që shohin tek unë përmes vesës.
Një pemë e vjetër tund kokën,
shi i kuq e i kaftë lag supet
poshtë këmbëve shpërndahet si tapet.
Ngrej shallin, mbahem në ditët
e fundit që shkojnë,
para dimrit të ftohtë e të vetmuar..
Era pëshpërin jehonën
përpara thyerjes së ditës.
Hëna gjahtare fillon ndriçimin
përmes reve të coptuara,
duke trazuar frikëra antike.
Artemisi me shigjetën e saj
mbron krijesat e pyllit tashmë të zhveshur…
Muzika e natës drithëron gjethet e rëna,
që vallzojnë lamtumirën e fundit
heshtjes së fjalëve të mia,
valëve të vogla që pluskojnë,
pellgjeve të parkut të qetë…
Me një shikim të vetëm,
hëna ndaloi kohën,
jeta u bë dashuri e pafundme.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s