Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni

 
Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni
 
 
Hënë Xheloze:
 
N’agim me diellin flas dhe hëna xhelozon.
– Po ti çfarë ke? – i them, – me ty do flas më von’.
Ma kthen: – Nuk pres dot më, do flasim që tani,
Se ditën nuk dal fare, këtë fort mirë e di.
 
Me mua hape zemrën, m’i ler gjithë sekretet,
Po hape gojë me diellin, belaja tek ti mbetet.
Unë jam tamam si pusi, që veç me vete flet,
Gjithçka që do më thuash, sikur e hedh në det.
 
Unë shfaqem vetëm natën dhe dal vetëm për ty,
Dhe nuk të përvëloj kur më shikon në sy.
Vërtet si dielli s’mundem me rreze të të ngroh,
Ama ëndrrat e tua veç unë mund t’i shoh.
 
Më prit edhe pak kohë, gjer nata tej të bjerë,
Kur dielli bredharak gatitet që të flerë.
Në heshtje do të vij me yjet si gjerdan,
Çdo hall të ta dëgjoj, të rrimë pran’ e pran’.
 
Kur herë do të qeshësh dhe herë do të qash,
Do bëj sikur s’kam qënë edhe sikur gjë s’pash’.
Sa her’ të më kërkosh, në çast do të përgjigjem,
Për ty, e shtrenjta vashë, të tretem dhe të digjem.
 
 
Kë të fajësoj…
 
Kë të fajësoj për këtë̈ trishtim?
Gjethet e pemëve që shtrojnë̈ trotuaret,
shtegtimin e lejlekëve në fluturim,
apo mallin si litar qafës varur?
 
Më shtrydhet shpirti si i zënë̈ në grackë!
Agimet më vijnë̇ përgjumur,
nuk dëgjoj as muzikën e gjetheve
a thua kjo Vjeshtë të jetë e shurdhër!?
 
As shiut me s’ia dëgjoj zhurmën,
veç̧ ftohtësisë̈ së tij mbi lëkurë̈.
Oazë loti formohet nën vetull,
sumbulla njelmësie ndalojnë mbi buzë
 
Si ta shkrij këtë̈ buzëqeshje të ngrirë?
Si ta ngroh këtë̈ trup sikur fle mbi brymë!?
Të ndjeje nga afër sa kam dëshirë̇,
se malli po më mbyt sa nuk marr dot as frymë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s