Poezi nga Odise Plaku

 
Poezi nga Odise Plaku
 
 
Motiv
 
I kërkova hënës të më bënte dritë,
që kur ti më ike m’u verbuan sytë.
Po i lutem diellit shpirtin të më ngroh,
po e pyes zotin prapë kur do të shoh.
 
Është e gjatë nata kur nuk jam me ty,
dashuri ka emrin kur jemi bashkë të dy.
Dita kur agon sjell një shpresë të re,
veten shpesh e pyes a do vijë për ne.
 
Fjalët zënë e enden si flutura në qiell,
bëhu hënë për mua, bëhu ti një diell.
Falja është hyjnore një ditë do të ndodh,
largësia jote shpirtin po ma lodh.
 
Harro çfarë të zeza si retë na u mblodhën,
zemrat nëpër flakë zemërimet dogjën.
Nise prapë një këngë të jemi në dritë,
ti mbledhim në gji gjithë dashuritë.
 
 
Dashuri vjeshte
 
Mbi shtratin me gjethe vjeshte lëshoma trupin,
me krrëc-krrëce hapat e mi do të vijnë drejt teje.
Më kot mos u mundo gjoksin tënd ta mbulosh me stinë,
erë do të bëhem të kem të lakuriqësuar në duart e mia.
 
Harkuar ethshëm si parabolë e Odiseut të uritur për pak grua,
do mekesh në vilanosje kur do të tendos këmbën si shigjetë,
Me “ah” do të përcjellë në luginë të fshehtësisë,
ti me vjeshtën përpiqesh të shuash sytë kureshtarë.
 
Mos ki frikë se gjethet do të ngrihen përsëri mbi degë,
se trupi yt si shtatore mbi kofshët e mia do ngrihet si stalaktide.
Pa turp, pa frikë, lëshohu si pela drejt gardhit të pasionit,
kaloje dhe nuhate hamshorin që e robërojnë lidhur në një hu.
 
Mbështillu në lakuriqësinë time si zogu në shi,
me frymën time do të ngroh kurmin, thithkat do bëhen bajame.
Bjer e ngrihu, shtrihu dhe mblidhu në gjoksin tim dihat,
vjeshtës për xhelozi dhe flirte ia ndryshuan ngjyrën në ar.
 
 
Udhëtim në rrugën e dashurisë
 
Fluturova nga emocioni në rrugën e dashurisë sonë,
çfarë kujtimesh të befta më zgjoi imazhi yt blu.
Dora mbështjellë në dorën time shpejt djerësitej,
vetëtimthi puthjen ta merrja dhe sytë binin në greminë.
 
O dashuria që rreziku më dukej si një këngë jete,
nuk mund të udhëtoj i qetë në atë rrugë dashurie.
E para herë që jetoja shpirtin tim në buzët e tua,
mos mbaroftë kurrë udhëtimi i zemrave tona.
 
Të thirra, majë mali sytë e tu më sollën dritën.
Në rrugë të Kombit kemi lënë shenjat e puthjeve,
përkëdheljet e duart dukeshin si shenjat e kthimit të alpinistëve,
kur koha nxihet e dimë ku është foleza jonë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s