Kalendari poetik: Caio Junqueira 15 nëntor (1976 – 2019) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Caio Junqueira
 
Kalendari poetik: Caio Junqueira 15 nëntor (1976 – 2019)
 
Sot do të mbushte 45 aktori i njohur brazilian, që vdiq para kohe për shkak të një aksidenti rrugor më 16 janar 2019. Ka luajtur në remake (2004) të telenovelës “Skllavja Izaura”, e njohur edhe tek ne. Poezia (soneti) që sjell sot prej tij, flet për 50 vjeçarët, sado që ai vetë iku nga kjo botë në moshën 42 vjeçare:
 
 
FURI E PESËDHJETË VITEVE…
 
Ja më në fund, pesëdhjetë u mbushën…
Dhe ëndrrat që gjinkalla e rinisë
E hazdisur këndoi mes dalldisë,
Për halle dhe malle pa fund, u zhdukën…
 
More ç’u bënë, pyesim të shastisur,
Pastaj, përse rrënqethemi kështu
Kur anij’e çmendur porsi dikur,
Nuk lidhet e mezi pret për t’u nisur…
 
Dhe kqyrim mirë, ku na hodhi jeta,
Këtu çfarë dreqin duam, ç’na lipset,
Apo thjesht merr kapelen dhe njatjeta?
 
Pas kaq shumë kupash, çupash, studimesh,
Pesëdhjetë gjëza më turbullojnë:
Çu bënë, nga vanë, të vjetrat kohë?
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s