Poezi nga Ilirian Zhupa

 
Poezi nga Ilirian Zhupa
 
 
KËNGA PËR TY…
 
Më lodhën sytë e tu të bukur
 
A ke parë një degë pjergull
Tek pikon lëngun e Jetës,
Kjo është zemra që rënkon
Sipër emrit të Zhanetës.
 
O Ilir i gjakut tim,
Po më lodh kjo jetë e gjatë,
Jeta ime pat shkëlqim
Sa një lule në lofatë.
 
Ndoshta s’di që të jetoj
Se kam metër poezinë,
Zjarr në ditët që kanë ikur,
Tym në ditët që do vijnë?!
 
A ke parë një degë pjergull
Pa një syth që të marrë frymë,
Jeta ime nëpër mjegull,
Jeta jote nëpër brymë…
 
…”kjo ashtu fare kot”….
                            PETJARUKA
 
Tepelenë, më 30.10.1977
 
 
DIMËR PËR DIMËR E VJESHTË PËR VJESHTË
 
Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë
Të kam kërkuar dhe më ke ikur
Sa herë të gjeja s’di pse kam heshtur
Sa herë më ikje s’di pse kam thirrur.
 
Fytyrë ti s’kishe, as emër, as sy
Hapin ta ndieja, po s’lije gjurmë,
Më shfaqeshe befas, vrapoja te ti
Dhe gjeja dritëhijen e pemëve në muzg.
 
Në shtegun e natës, në agun e ditës
Fytyrën tënde prej avujsh dhe ere
E gjeja në mijëra fytyra që prisnin
E prapë ty s’të gjeja.
 
Ç’ishte ky trill, kjo lojë, kjo fshehje
Ditë pas dite e stinë pas stine?
Përplaseshim rrugës dhe prapë e paprekshme
Humbje hapësirave dhe prapë intime.
 
Si duket fëmijë kemi qenë pa e ditur
Mister kemi bërë një gjë kaq të thjeshtë
Ke ardhur – kam heshtur, ke ikur – kam thirrur
Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë.
 
Nga libri “Mos më pyet ku kam qenë“, 1988.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s