Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 
Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
 
***
 
Dhe bie të fle, por ti më rri në sy,
e si mund të më zërë gjumi pa ty!
 
Nata shpejt më veshi si buzëqeshje,
a më gjete a të gjeta,
në dehjen e mëkateve të errëta?!
 
Dhe bie të fle, ti je aty,
a i ndien flokët e mia mbi sy?!
 
 
***
 
Përplasen në mua burra që ecin shkujdesur.
Në kohë të ndryshme vrapojnë
e unë ulur mbi një trung të prerë,
i shoh dhe numëroj stinët e tyre.
 
Shkapeten në mua ndjenja të forta, të egra e të buta, të ëmbëla dhe të hidhëta,
malli, dashurie, urrejtjeje e pasioni.
Secila i thërret një emri, regëtinë për njërin
e ulërinë për tjetrin.
 
Pazari gjësë së gjallë në mua bërtet,
sa i them njërit të bleva, diku e shita tjetrin,
diku më shiti, diku më bleu, diku më ktheu.
Dhe nuk di çfarë ndjej tani,
dashurinë e tij apo mallin e tjetrit, apo inatin e atij që ish?!
 
Ngërthehen në mua, universe burrash të ndryshëm,
që kanë një emërues të përbashkët “mishin e bardhë”.
Dhe i shoh tek vrapojnë vrullshëm,
ndërsa unë ulur rri…
dhe pres të daravitet stuhia, të ndërrohen stinët,
dhe të vish ti.
 
Ti, që i përmbys të gjitha tezgat e hapura,
ti, që heshton gjithë zërat e çartur,
ti, që më përshfaq një tjetër dashuri
dhe i fshinë me një puthje gjithë burrat e mi!
 
 
***
 
Ja, kështu u nisa me duar në xhepa.
Po, i kisha një palë xhepa,
një palë këpucë e do cikërrima që bënin çak- çak.
Erdha krejt cullak që ta dini,
e po ikja i veshur si zotëri, më mbathi mirë jeta.
 
Kur erdha, varkētari mes ujërash ishte një grua.
Më ngriti e mbarti, më nxorri në breg pabëzajtur asfare,
veç ca piskamave kur varkën me kokë ia çava.
 
Kur të ikësh më thanë,
është rradha e një burri të të mbarti varkës e të shpjer m’ atë anë.
Por, ai nuk do bërtasi e të çirret po i dhe ca pare.
 
Netë të tëra imagjinoja fytyrën e burrit Haron,
me mjekër të gjatë, i thinjur, hollak e gongalle dalë,
i egër i vrazhdë, i harruar mes të harruarve,
tek më rrëmbente cikërrimat që me vete më dhanë.
 
Por, jo… varka ishte bosh.
M’u desh ta shtyja vetë, po po fillikat
e të gjeja qorrazi drejtimin për nga Stiksi apo Akeronti.
 
Ja, u shfaq një fushë me bar të pakorrur,
me ngjyra të pandezura shkrirë në mugëll
dhe kërceva varkës i ngazëllyer, oh, më në fund tokë.
Me duart në xhepa nisa të fishkëlleja,
tek ecja përmes saj i përmalluar.
 
Po po, i mora me vete një palë xhepa,
fishkëllimën dhe melodinë “E bukur është jeta”.
Aty, kuptova që une isha varkëtari dhe pagova vetveten
nga njeri xhep i kalova te tjetri, ato dy monedha të shenjta,
që vlenin sa jeta dhe vdekja…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s