Poezi nga Valentina K. Dafa

 
Poezi nga Valentina K. Dafa
 
 
***
 
Ditë fundtetori
Si frymë amanetesh ftilloheni në qenien time
me ëmbëlsinë e syve të ujshëm të tim eti
Erdhe xhan i babit!- muzikonte jeta e tij në frymëmarrje,
E imja në lutje
Eh, mor` bab`
sa e idhët është ecja pa ty!
Ma kishe rrëfyer me e pa fjalë
Ecja ime ka tingullin e merakut tënd
që sot e sa vite rrjedh e rrjedh
Kujdes biro! Njerëzit s`dinë ku gjuajnë
Kanë për ta thyer hapin sa herë
Ti ec në udhën tënde, dëgjo, po mos i mbaj në shpirt
Ulu në lutje, kur sheh lotin
Ndaje pjesën për urinë
Ngrije të penguarin në udhë,
por mos e merr në shpinë…
Eshtrat e tua të brishta zoti i ka mbledhur në lëkurë, vetëm për ty!
 
Eh, mor` bab`
Ditë fundtetori
Kafen po e ndaj me fluturën që më sillet mbi krye
Si përkujdesje më ulet mbi sup aq butë
Si dora jote bab`
Zemra ime e ujshme, tejmbushur qan e qesh
Si një shkemb që lahet ujrave të stinës
Po mbetet i fortë prej përbërjes…
…tashmë gjethet bien mbi ty
Janë mesazhet që po t`i nis këtë vjeshtë
humus për prehjen tënde të qetë bab`
 
Çdo herë fundtetori shtjellohet ndryshe
prej mungesës tënde …
 
 
***
 
Në cep të vështrimit më rri
Me peshën marramendëse të zemërimit
Mbytur në heshtjen gri
bashkë me shiun bie trishtimi
 
Pataksem me këtë boshësi të akullt
Me vështrimin e ngrirë në ty
Asnjë vërtitje përreth veç krahëve të erës në shi
Për dreq më rri në kokë, humori yt i zi
 
E zbret mbi buzë si dallëndyshe e qeshura
Me fillim atje në gricjen e plasjen e “luftës”
Ku ndahet kufiri me reliv të thyer
Ku rrëzimi të vjen nga maja e gjuhës
 
Po bien së fundmi dhe gjethet e vjeshtës
E gota e verës marramendëse përgjon
Zemërimin e dridhur rënë rigave të shiut
Që si sinjal përmatanë bie e shkon
 
Në cep të vështrimit më rri
Me peshën e botës marramendja
Nga fshikullimi i një spektri mavi dhe magji
Ku lindi, u dritëzua më shumë prej zemërimit
Profili yt i ri

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s