Poezi nga Flogerta Krypi
***
Mbrëmë vdekja trokiti mbi xham
Mirëmëngjes, tha – tek ne sapo lindi ditë e re
Kam një letër kujtimesh për ty
Një nga banorët e mbretërisë time
Iu kujtua që në këtë botë më gjashtë tetor ishte lindur si njeri.
Nuk janë vargje lamtumire
Mos kij frikë, për këtë jetë do jetë gjithmonë po ai.
Mbrëmë vdekja më rrëfeu një sekret rastësor
Kur të gjallët ikin ajo vjen një ditë më vonë
Kalendari i saj funksionon ndryshe
Në të vërtetë mbretëria e jetës ka përjashtuar një banor
Ajo thjesht strehon të ikurit që humbasin në pikën e errësirës së të shkuarës tonë.
Pra sot në mbretërinë e të strehuarëve kalendari shkruan gjashtë tetor
Ti ke datëlindjen dhe një vit tjetër
Çuditërisht këtë herë ndihem thjesht e qetë
Do të thotë kjo ditë festohet dy herë dhe për atë që shkon.