Poezi nga Miltiadh Davidhi

 
Poezi nga Miltiadh Davidhi
 
 
KAMBANAT E JETËS BIEN
 
…E unë eci duke pëshpëritur
Fjalë shpirti, fjalë dashurie, fjalë jete.
Tingujt treten
Larg si rrathë të padukshëm
E bëhen dritë
Që ndez qirinjtë e yjeve e të mendimeve,
E unë eci midis njerëzve e vetmisë
Në një rrugë plot aromë pranvere
Me shandane yjesh mbi kokë,
Dhe një hapësire
Që i ngjan një kishe të pafund.
Kambanat bien e bien
Duke zgjuar tinguj drite e jete,
Se kambanat s’bien vetëm për ikjen
E valëzave të ajrit, kufomave të meteorëve,
Kambanat bien dhe për të zgjuar
Memorien e zemrës simë
Për të gjallët e mi, sado larg të jenë,
Për të zgjuar shqetësimin dhe dashurinë time.
Kambanat i ngjajnë zemrës sime,
Gjëmimit të shpirtit tim të lirë.
Bini, kambana të jetës, bini! Vdekjen e urrej.
Grimcëzat e tingujve tuja
Si vesëza urtësie e dashurie
Lagin trupin tim, fijen e barit,
Dhe flokët prej hëne të ëndrrës sime të bukur.
 
 
 
Varre të braktisura
 
Nuk e di, nëse shpirti shkon
Dhe e ruan
Dhe pas vdekjes së trupit
Varrin e vet,
Se, ne, çdo ditë e më shumë,
Braktisur i kemi varret
Bashkë me ëndrat e tyre,
Dhe po kthehemi në varre
Të harruara
Dherave të largëta, përjetë!
 
Trëndafila malli çelin e thahen
Pa u parë nga askush.
Lotët e dhimbjes e rënkimet e djegies,
S’ia shikon e dëgjon
Më asnjëri nga ne,
E asnjëri prej jush.
 
Vetëtima qiejsh,
E erëra të marra dimrash
Ua verbojnë sytë,
Ua shqyejnë gjokset e tretura,
Se dihet, mbi eshtra,
Shpresë për jetën më ska.
Gjithçka që s’merr frymë
Shndrrohet në pluhur-hata.
 
Por, ata, nga vetmia, po, po, nga vetmia,
Së dyti po vdesin
Lëndinës së shkretë.
Hej, shpirtra të bukur,
Me sa duket, ka ardhur koha, që tashmë,
Secilit prej jush
I duhet të kujdeset
Për varrin e vet!
 
 
 

One thought on “Poezi nga Miltiadh Davidhi

  1. I want to post poems here. How to do it – I’ll be grateful if you show me the way. thank you zabpathan@gmail.com

    মঙ্গল, ১৬ নভেম্বর, ২০২১ তারিখে ৯:০২ PM টায় তারিখে ATUNIS GALAXY POETRY লিখেছেন:

    > agronsh posted: ” Poezi nga Miltiadh Davidhi KAMBANAT E JETËS BIEN > …E unë eci duke pëshpëritur Fjalë shpirti, fjalë dashurie, fjalë jete. > Tingujt treten Larg si rrathë të padukshëm E bëhen dritë Që ndez qirinjtë e > yjeve e të mendimeve, E unë eci midis n” >

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s