RRËFIM TETORI / Poezi nga Alisa Velaj

 
Poezi nga Alisa Velaj
 
 
RRËFIM TETORI
(për ty)
 
Është diell gjithandej,
        diell tetori.
Mureve të qytetit tënd bien gjethe
e rrëzohen, rrëzohen butë-butë mbi dhera.
Ka pemë më të larta se muret e tua.
Ca pak pemë me rrënjë në gurë.
Ato rrëzojnë gjethe mbi qytet.
Në rrëzë të murit i rrëzojnë.
(Aty ku humusi do të rritë bimë durimtare
                    ndaj të ftohtit.)
 
Është stina jonë e pjekurisë, dashuri
Kacavirrem mureve të tua dhe më duhen sy.
Sy të mprehtë për të vështruar zverdhjen e stinës.
Sy shqiponje për një diell në stinë jo të duhur.
Të vesh sy, të mbath diell që të mos më erret vështrimi,
të humb ecjen e udhëve nëpër shtëpinë tënde.
 
Jam pemë e rrënjosur thellë një guri herë-herë.
Trung i prerë ku mbijnë bimësi të rrejshme ndodh të jem.
Ndaj kam nevojë për sy të thellë,
para të cilëve të fluturojnë të tmerruara
vetëm orlat.
Është diell i fortë tetori, i paemërti im.
Diell që ka humbur udhën nëpër ditë jo të tijat.
Mureve të tua vigjilojnë sy të etur
për shtangie fluturimesh.
Mbi mur, mbi mur, përpos mbi mur!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s