Poezi nga Ledia Dushi
Liqejt lotues
Je i plakun
shpirt, je i ri,
i mbyllun
n’mue…
Shpijat
m’shtohen
nëpër kambë
me ngjyrën e verdhë
t’sëmundjes…
Me ikë shpirt,
me ikë,
kah hijet,
kah rrjetat,
kah liqejt lotues
që s’shihen.