FLAMURI KOMBTAR! FJALA HISTORIKE E ISMAIL QEMALI NË DITËN E SHPALLJES SË PAVARSISË MË 28 NËNTOR 1912 NË VLORË! / KY MATERJAL HISTORIK ËSHTË MARRË NGA ARKIVI I MUZEUT TË ISMAIL QEMALI NË VLORË

FLAMURI KOMBTAR! 
 
FJALA HISTORIKE E ISMAIL QEMALI NË DITËN E SHPALLJES
SË PAVARSISË
MË 28 NËNTOR 1912
NË VLORË!
 
KY MATERJAL HISTORIK ËSHTË MARRË NGA ARKIVI I MUZEUT TË ISMAIL QEMALI NË VLORË
 
 
Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.
SOT NË DITËN E PAVARSISË me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, duke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.
Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të ullirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.
Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!
T’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua
Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit.
Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë:
Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë!!!.
Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest.
Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.
Duke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë, që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.
 
Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lir!!!
Rroftë Flamuri!
Rroftë Shqipërija!
 
 
TË GJITHA RRUGËT SHKOJNË NË VLORË
 
Tfilluam këtij rrugëtimi kaq mundimshëm, Të çmallemi për mote me vllaun, Në legjendën e gjakut në zemër Prekazi, Ndezëm flakadanët e lirisë, Për t’ia ndriçuar rrugën Shekullit të mëvetësisë. Sa shumë kish lënguar Çamëria, Sot plagëve po ua kërkojmë burimin, Vumë Flamurin në Gurin e Prevezës, Filati, Konica, Janina e Arta Na shtruan sofrën e bujarisë, Përqafimi mbetet peng për një shekull. Nga Manastiri, Shkupi, Tetova…
Me tingujt e gjurasë Grykës së Radikës, Sa legjendat u tjerrën për nagantin e krismave, Parakaluam triumfalisht faqeve të lavdisë Dhe ia vulosëm kohës qëndresën, Tek sa po zbret buzë Vardarit një rreze drite, Hasan Prishtina përqafon burrërisht historinë, Gonxhen, Kryetrimin, Epopenë e lavdisë. Mbushur aromë jete rrugëtojmë tutje, Një fresk i Mollës së kuqe na mbështjell plot jetë, Gjithkah po frynte jugu furishëm, Shpaloseshin rrënjët e kujtesës si petale lulevere Mbi Testamentin e kohës së trisht Me pika gjaku qëndis.
Nisëm rrugë drejt Majave të Boletinit, Se atje valviten vitet e historisë, Dhe fjala amanet brezave: “Kur është mirë Shqipëria, Edhe unë jam mirë”. Dy nagantë shkruajnë epitafin e pavdeksisë,
Flamur ndër shekuj na vjen mes Kuvendit Isa Boletini. E nisëm shekullin për udhë, Shtigjet e lirisë na premtoi, Pritëm gjatë një kumt Dhe shkurti na mbushi zemrat gëzim, Prishtina po festonte agimin, Çlirimtarët ia shtruan vendçe.
Nga Kullë e Bushatëllinjëve, Dëgjohet kushtrim i maleve: Po vjen Ali Pashë Gucia! Osoja në Vraninë Paska shtruar drekën e festës, Barot e zemër qeliku. Një flamur e shoh prej një shekulli, Dedë Gjo Luli ma lëkund plisin dhe shkund tytën e maliherit, Në emër të atdheut, Në emër të lirisë. Në Lezhë çmallem një çast, Kryetrimit ia puth rrezet në ballë, Turravrap ngarend fushave të bleruara Deri në krahërorin e shkëmbit në Krujë, Ku pikon për shekuj gjaku i lirisë E rrezaton një dritë jete.
Vlora vlon nga valvitja e flamujve të lirisë, Krahshqiponjë hap horizontin plot rreze, Shekullit ia fshijmë mjegullën e durimit, Deri në bashkimin e ëndrrës së pambarim dhe e përgëzojmë Kuvendin e burrërisë, Me gjuhën e zemrës dhe dashurisë. Të gjitha rrugët kanë mësyrë të arrijnë Në logun e burrave dhe besës, Tok me Plakun* të ngremë gotat, Në Kullën e mëvetësisë.
Por nga Prekazi deri në Vlorë, Kemi edhe pak rrugë për të bërë, Kemi edhe një mall për t’ia shuar Nënë Shqipërisë. —————–
 
Përgatiti materialin Arqile Vasil Gjata
 
 
 

ISMAIL QEMALI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s