Kalendari poetik: Sergio Badilla Castillo 30 nëntor 1947 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Sergio Badilla Castillo
 
Kalendari poetik: Sergio Badilla Castillo 30 nëntor 1947
 
Poet dhe përkthyes bashkëkohës kilian; sot, më 30 nëntor, mbush 74 vjeç. Njihet si themelues i lëvizjes transrealiste në poezinë moderne. U laurua për gazetari në Kili dhe studioi në Universitetin e Stockholmit. Ka punuar rreth 13 vite në Radion Kombtare të Suedisë, gjë që e ndihmoi të bëhej përkthyes i poezisë suedeze, skandinave, angleze dhe amerikane. Ja një poezi prej tij:
 
 
VRAGË PLAGËSH
 
Më qortojnë përse ngre krye kur i ndjej mbi lëkurë
ani pse hesht, nuk angullij dhe s’më pëlqen
me qenë tjetër njeri.
Mëdyshja është të vazhdoj me qenë Don Kishot a të shuhem
sepse bota ime është krejt e njëjtë
me altarin e të parëve të mi.
Bamirësia nuk egziston në këtë botë egërsie dhe marrëzie,
prandaj rri larg atyre që hiqen se e sundojnë
sepse nuk besoj në lumin e fjalëve dhe
në jehonën e egërsisë, në mendjemadhësinë e tyre.
Dihat mundimshëm njerëzimi i cfilitur.
Mjerimin e trishtimit vërej në këtë pjesë shekulli,
të njëjtën përrallë përsëritin, gjithandej, të njëjtët priftërinj.
Megjithatë, kundërshtimi, deri në palcë ta thyen parzmin.
Vitet edhe shpinën ta thyejnë dhe gjurmë të thella lenë.
Por ende hesht, nuk ulërij dhe s’kam shteg
me qenë tjetër njeri…
Tashmë të humbur jemi, anipse s’përballemi me holokaustin,
ankthi dhe frika çfaqen herë pas here.
Ende kam një vragë mavi mbi parakrahun tim,
shpirti ende nga lëkura s’e fshin,
paralajmërim i vdekjes ka mbetur si vragë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s