NUK E DI SI KISHE HYRË MBRËMBË NË DHOMËN TIME / Poezi nga Petrit Sulaj

 
Poezi nga Petrit Sulaj
 
 
NUK E DI SI KISHE HYRË MBRËMBË NË DHOMËN TIME
 
Nuk e di si hyre mbrëmbë në dhomën time
nga dera jo, me shul e pata mbyllur
gjithë natën të kam prekur e ndjerë,
pa e lëvizur dorën tej pulsit,
pa e nxjerrë ndjenjën jashtë lëkurës;
të preka si njeri i shtrenjtë, të preka
edhe se ti ishe veç një çafkë e bardhë,
që herë bëje hije e herë dritë,
mbi dyshemenë det
e tavanin qiell.
 
Fluturove në dhomën time me dritare hapur,
gjithë natën e gjatë ;
nga flladi që bënin krahët e tu
merrja frymë unë, fat i bukur,
bijë e endrrës së heshtur
kaq e shtrenjtë dhe e domosdoshme,
sa tash e tutje
bota më duket fare e vockël:
foleja jote!
 
petrit sulaj
nga libri: MËKATI IM BËN FËMIJËN E PARË

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s