Nikollaj Gllazkov
 
Kalendari poetik: Nikollaj Gllazkov (1919 – 1979)
 
103 vite më parë, më 30 janar 1919, u lind Nikollaj Ivanoviç Gllazkov poet rus i kohës sovjetike. Babai i tij qe jurist, nëna mësuese e gjermanishtes, i lindur në një familje intelektuale filloi të shkruante vjersha qysh i vogël.
Kur filloi studimet për letërsi në Institutin Gorkij në vitin 1938, po atë vit i pushkatuan të atin si armik të pushtetit sovjetik. Spastrimet staliniane qenë në kulmin e tyre; studentin Gllazkov e përjashtuan nga universiteti si bir armiku. Më vonë e lejuan të rifillonte studimet dhe në vitin 1942 u emërua mësues, por pak kohë e ushtroi mësuesinë, u detyrua të punonte puntor ngarkim-shkarkimi, druvar, hamall, etj. Njëkohësisht, vazhdoi të shkruante dhe t’i botonte fshehtaz poezitë e tij; Gllazkov shpiku termin “samizdat”, term i njohur për ata që e njohin letërsinë sovjetike, që do të thotë botim i fshehtë dhe me shpenzimet e veta. Disident deri në fund, vdiq në moshën 60 vjeçare, më 1 tetor 1979 në Moskë. Ja një poezi therëse e tij:
 
 
JUDA U VETVAR
(Есть преданье: Иуда повесился)
 
Juda vari veten, si rrëfejnë,
U var në një shelg, në një shelg plak,
Fërgëllonte gjithë pem’e mjerë
Dhe gjethet nuk dridheshin më pak.
 
Ec’ e jakë të Zotit besnikë,
Në luginën e lumit Jordan,
Po t’i besojmë dhe botanikës,
Por shelg nuk gjetën, as për nishan.
 
Kemi në Moskë parkun kombtar
Dhe pyje, s’mungojnë as moçalet,
Shelgje plot, gjen pemë dhe në mal,
Por ç’e do, Judat tanë nuk varen!
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,822 hits

January 2022
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List