Agostino Degas
Kalendari poetik: Agostino Degas
Sot kalendari poetik është pa datë, sepse në web s’ka të dhëna biografike për poetin. Emri i vërtetë i tij është Agostino Frau, i lindur në Sardenjë dhe rritur në rrethinat e Milanos. Qysh në fëmini çfaqi një pasion të spikatur për çdo lloj arti, pikturën, muzikën, letërsinë. Kam disa shqipërime prej tij:
ZEMRA IME
Shumë vend nuk ka në zemrën time,
por shumë mikpritëse e kam.
Të ndjehet mirë dua, cilido që hyn.
Pak njerëz në jetën time pranoj.
Të rralla dhe të çmueshme kam dashuritë,
të pakta dhe të vrullshme kam miqësitë,
që me kujdes e ëmbëlsi ushqej.
Dhe kur prej meje largohet shpirt i tyre,
gjurmë të pashlyer në zemrën time lënë.
Pak prej qiellit, prej ëndrrave të tyre,
prej buzëqeshjeve, prej shpirtit të tyre.
© shqipëroi Maksim Rakipaj





























Leave a Reply