Në 16-vjetorin e vdekjes të shkrimtarit Vath Koreshi
 
Plotnia e veprës letrare të një shkrimtari, më saktë, letërsia e vetvetishme, ka të bëjë me shumë përbërës, të cilët e prezentojnë atë para lexuesit si mëvetësi krijuese.
Vepra e Koreshit është njëra prej mëvetësive të dallueshme të rrëfimit në fushën e letrave shqipe.
E komunikueshme, si një letërsi jashtë bërtitjeve, me një dendësi kuptimore-stilistike shpesh të metaforizuar dhe e pajisur me një fiction të çuditshëm, thuajse ëndërrimtar, dhe, ndërkaq, e paraparë nga shkrimtari si një letërsi me të cilën duhet operuar vazhdimisht me seriozitetin më të epërm, ajo vazhdon të komunikojë me lexuesin vetëm si letërsi e mëvetësisë së rrëfimit. Brenda kësaj mëvetësie të dukshme rrëfimore realizohet mjeshtërisht përthyerja e realitetit në kompleksin njerëzor dhe njëkohësisht formësohet edhe procesi i trandjes ekzistenciale të individit. Tek një letërsi e kësillojtë, të një teksti shumëpërmasor, me frazë të limuar në trajtën më të ndjeshme, me gjërësi dhe thellësi lënde si dhe me segmentë të shumtë kuptimorë dhe stilistikë, ndodh që personazhet të marrin frymë, dritë dhe natyrshmëri sipas një parimi se ato “duhet të përngjasojnë me vetveten” (M. Jacob), dhe, pikërisht për këtë autori e ka pasur të lehtë të ndërhyjë në zona të kompleksit njerëzor, mu në zonat më të ndjeshme dhe të pandriçuara.
Shkrimtari Vath Koreshi ka pasuruar së shumti natyrën e zhanrit, veçori jo e paktë për t’u dëshmuar si një individualitet i spikatur në letrat shqipe.
Prandaj ka shumë arsye të thuhet se vepra letrare e Vath Koreshit ekziston si plotni, ku funksionon dhe modelohet qartas sistemi vetjak i stilit, ku rrëfimi është i natyrës së ndjeshmërisë së lartë dhe shpalohet si shfaqje e dukshme moderniteti; kësisoj një letërsi e mëvetësishme mund të kundrohet dhe duhet kuptuar vetëm si letërsi e rendit të parë.
Vepra letrare e Koreshit është e shprehje e ndjeshmërisë së ekzistencës së individit (personazhit), është mishërim i trandjes njerëzore deri në skajet më të epërme, ku individi është në përballje të paprajshme me mungesën e elementëve më të dukshëm të ekzistencës. Individi kësisoj gjen strehë vetëm tek vetvetja dhe jo tjetërkund. Në këtë mjedis përpëlitjesh, hamendjesh, stërvuajtjesh, thyerjesh dhe ringritjesh morale, individi (personazh) nuk jepet si personazh skematik, si personazh kukull, por me një natyrshmëri të spikatur dhe formësohet në specifikën e tij çka e bën të dallueshëm si individ, që ka frymën dhe vetjakësinë e tij, që sillet brenda një rrethi të mbyllur përpëlitjesh dhe dramash ekzistenciale. Formësimi i individit dhe, në të shumtën e rasteve, vetëm si i tillë, i ka dhënë letërsisë së Koreshit kuptueshmërinë e prezentimit të fatit të individit në rrjedhën e tij të natyrshme. Një fat specifik i secilit personazh, i pangjashëm nga njëri-tjetri, në opusin e krijimtarisë rrëfimore i ka dhënë kësaj letërsie dimensionin e një letërsie të realizimit të fateve të trazuara.
Situatat ekzistenciale natyralizohen, bëhen të besueshme, të përnjëmendta dhe kësisoj merr frymë kompleksi narrativ në tërësi, dmth., funksionon natyrshëm si një mëvetësi narrative.
 
 

Nga: Petrit Palushi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

February 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List