Poezi nga Sabit Rrustemi
 
 
RISHTAS DAL E TË PRES
 
Nata më mbërthen e më shtrydh aq fort
si t’isha unë gurgaci më kryeneç
i këtij mali që vrojton e heshtë
për t’ma marrë qoftë dhe një fjalë
për ty
një fjalë që ma ndriqon shtegun
deri te ti
për t’a bërë më të lehtë peshën e kësaj mospranie
që t’rëndon supeve
syve
e ecjeve që kanë vendnumëruar
 
Nata
kjo pjesë e errët e ditës dhe e jetës
që mbretëron përnatshëm mes nesh
m’ i shprush ëndrrat
ndjenjat
m’i ndezë dëshirat buzët
nëpër mijëra e mijëra net
të qetë s’më lë
 
Atje ku je vetmuar diku ti
kot shtrij krahët
zgjas duart
s’mund të të arrij
 
E nata le të tallet me mua
le të shfryhet
le të derdhet e tëra
mbi këto drita që i dogji malli
 
Agu i parë i mëngjesit që vjen
e bën të paqenë
 
Unë zgjohem rishtas dal e të pres
 
( 29 janar 2022 )
 
 
PARA DITËS QË DUHEJ TË VINTE
 
Para ditës që pritej të vinte me ty
m’u ftohën hapat
shikimet
ajo ëndërr ende e paparë
 
Vetëm ndjenjat mbetën po ato
si një dritëz shprese që s’fikej
pulseve të shpeshtuara të zemrës
 
Nuk mund t’i thoja asaj që prisja
e lëmë një ditë tjetër atë çast të lumtur
që prisnim për ta jetuar
 
Patjetër duhej të vinte ajo ditë
pas një nateje që na rrinte në mes
kur qeniet tona ishin përputhur natyrshëm
në një shpirt të vetëm
 
S’më mbeti rrugë tjetër
rrobat e durimit edhe njëherë
i vesha
 
Mëngjesi
pritjen time të palëkundur
në një Ditë tjetër që s’dukej e fshehu
 
Sado i largët që dukej ai diell i nesërm
përmes syve të Tu më afrohet
për t’më ngrohur si ai zjarr i zemrës sate
që flakëron krahërorit tim
me dashurinë e paepur
në pritje të një diteje tjetër
vetëm me Ty
 
( 16 Kallnor 2022 )
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,889 hits

February 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List