Poezi nga Fejzi Murati
 
 
AROMAT
 
Nën këtë ditë shiu të lodhshëm
meditoj brenda strofullës sime të jetës së shkuar…
Përmes reve të errëta të shpërfytyruara ndër vite,
vjen fëmijëria,
e ndrydhur,
e deformuar.
 
Po çuditërisht,
aromat e atyre viteve që s’kthehen më,
më kanë ngelur në pentagramet e subkoshiencës…
Aroma e druve që digjen në vatrën e ngrohtë,
aroma marramendëse e flokëve te vajzës,
lagur nën shiun e verës.
 
Aroma e misrit të pjekur në prushin me dru lisi,
aroma e mushtit të rrushit në butet e fermentimit,
aroma e ugarit pas shiut në arë,
aroma e gjethit të posaçelur të fundprillit.
 
Dhe ngrijnë mendimet mes atyre viteve të largëta
kur djallëzia nuk njihej nga askush,
kur buka piqej me saç në ponicë balte
kur miqësia piqej si rrushi në gusht…
 
Ato aroma qe kanë brenda magjinë
tani s’mund të m’i sjellë askush!
 
 
MOS TROKIT MË NË KËTË DERË…
 
Ike?
Mirë bëre!
Shpesh, edhe ikje ka në jetë!
Veç mos harro:
në këtë derë,
të ritrokasësh, nuk ke më të drejtë!
 
Se dyert e zemrës s’janë si dyer motelesh
që hyn e del sa herë të kesh qejf!
Dyertë e zemrës një herë çelen si gonxhe,
kur dielli i dashurisë troket!
 
 
KUR TË NJOHA TY
 
Kur të njoha ty
në bebe të digjej dielli pranveror,
thellësive të shpirti të buronin fllade dashurie,
intrigat, të trembura
tërhiqeshin si ujkonja të plagosura
të mbronte një aureolë e pafund mirësie.
 
Kur të njoha ty
shpirti m’u mbush me harmoni valsesh danubiane
jeta ime mori përmasa kozmike,
ditët u tejzgjatën u bënë stinë,
stinët u shndërruan në vite.
 
Kur të njoha ty,
i mahnitur mbeta!
Për mua në botë ishe vetëm ti
siç ishte për Adamin, Eva!
 
Pas teje nuk njoha Eva të tjera!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

February 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List