Ada Negri
 
Kalendari poetik: Ada Negri (1870-1945)
 
U lind më 3 shkurt 1870 Ada Negri, poete, shkrimtare dhe mësuese italiane. Mbahet mend si e para femër që u pranua në Akademinë e Italisë. Pati jetë të vështirë; i ati vdiq kur Ada qe një vjeçe, por në sajë të sakrificave të nënës arriti të mbarojë shkollën Normale Femnore dhe në vitin 1888 filloi punë si mësuese në shkollën fillore. Në atë kohë filloi edhe botimi i përmbledhjeve të para me poezitë e saj. Bëri emër menjëherë; me dekret ministror iu dha titulli ‘docent’ nga Instituti i Lartë “Gaetana Agnesi” në Milano. Në vitet 1926-27 qe kandidate për çmimin Nobel, që do të kishte qënë më se i merituar për poeten e shquar italiane.
Nga përvoja që kam, them se pjesa më e madhe e linkeve dhe blogeve letrare në Itali kanë administratorë fanatikë të së majtës. S’ka tjetër spjegim, përse një link italian, që merret vetëm me ditët e lindjeve a vdekjeve të njerëzve të shquar (biografie on line), për lindjet e datës 3 shkurt përmend një arkitekt finlandez, një avokate dhe gazetare nga Bejruti, një mjek gjerman, një regjisor turk etj., dhe shpërfill një poete të shquar dhe për më tepër italiane, si e madhja Ada Negri.
Ada Negri nuk qe deputete, as kishte ndonjë post në hierarkinë fashiste. Shkruante libra dhe punonte si mësuese. Nuk shkroi poezi për ‘lavdinë’ e fashizmit’, as për ‘heroizmin’ ushtarëve të Duçes, ‘nuk ia kërkoi rrënjët’ partisë fashiste. Por nuk ishte komuniste. Dhe kjo gjë përbën faj për ta. Emri i Ada Negrit s’ka nevojë për dafinat e tyre:
 
shënim – me çmimin “Ada Negri” është nderuar edhe poeti ynë i madh, miku im, Visar Zhiti
 
 
FUNDI
 
Trëndafil i bardhë, i vetëm në një gotë
qelqi, në heshtje petalet i bien
dhe nuk di që po vdes ndërsa unë e vështroj
të vdesë. Njëri pas tjetrit shkëputen
petalet; por të paprekur; pa asnjë njollë;
sa t’i prekësh pak, një nga një
të mbeten në dorë, sikur një mrekulli presin
t’i ringrejë, sërish të gjallë,
sërish të bardhë, në kërcellin e xhveshur.
 
Njësoj në zemër ndjej të më bien ditët
e kohës që shkon; të paprekura; dhe zemra
do të donte, por nuk mundet, një nga një t’i mbledhë
në një të ri trëndafil, në më të lartin kërcell.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

February 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List