Kalendari poetik: Boris Pasternak (1890-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Boris Pasternak
 
Kalendari poetik: Boris Pasternak (1890-1960)
 
Më 10 shkurt 1890 në Pjerjedjelkino (Rusi) u lind në një familje intelektualësh (babai qe profesor pikture, nëna pianiste), Boris Leonidoviç Pasternak, poet dhe shkrimtar i njohur rus i periudhës sovjetike. Në vitin 1958 Akademia mbretnore suedeze i dha çmimin Nobel për romanin “Doktor Zhivago” ku me vërtetësi të rrallë paraqiste anët e errëta të revolucionit bolshevik të viti 1917; shtypi i partisë u vërsul me tërbim kundër “deviatorit”, “nxirësit të Tetorit të lavdishëm”, servilët duke lëshuar jargë lehnin pa pushim kundër tij; por jo të gjithë. Poetja e re, studentja Bela Ahmadulina, u përjashtua nga universiteti sepse i doli në mbrojtje Pasternakut. Por jo vetëm ajo; edhe artistë të tjerë patën burrninë t’i dilnin në mbrojtje poetit. I ndodhur përpra trysnisë së egër të lakejve të regjimit dhe kërcënimeve të KGB-së për dëbim nga atdheu, u detyrua t’i shkruante Akademisë suedeze se hiqte dorë nga çmimi Nobel, çmim që u tërhoq 31 vite më pas, më 1989-ën prej të birit të shkrimtarit – Evgenij Pasternak, që jetën ia kushtoi kujtimit të të atit. Boris Pasternak vdiq i sëmurë dhe i harruar më 30 maj 1960 në periferi të Moskës. Ja një poezi e tij:
 
 
HAMLET (Гамлет)
 
Zhurma u platit. Dola në skenë.
Rri dëgjoj pas një dere mbështetur,
Një jehonë të largët që vjen,
Se ç’do të ndodhë në këtë shekull.
 
Qark meje errësirë e plotë
Me mijra tejqyra më drejtohen.
Vetëm në mundsh, o i madhi Zot,
Hiqma këtë kupë, të përgjërohem.
 
I dua gjithë planet që ke
Prandaj edhe në këtë rol jam.
Por tashmë tjetër dramë po vjen
Dhe këtë radhë lermë mënjanë.
 
Por është vendosur çdo veprim
Dhe është një udhëtim pa kthim.
Vetëm jam, gjithçka hipokrizi,
Jetën s’mund ta jetosh pa kuptim.
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s