Bertolt Brecht
Kalendari poetik: Bertolt Brecht (1898-1956)
U lind më 10 shkurt Bertolt Brecht, dramaturg, regjisor, poet dhe eseist gjerman. Antikonformist i përjetshëm. Nga ç’kam prej tij përzgjodha këtë shqipërim të hershëm:
NËNËS
Kur s’qe më, e futën
në dhé.
Mbi të rriten lule,
flutura lodrojnë.
Qe e lehtë fare,
dheut s’i rëndonte.
Sa e sa dhëmbje u desh
të bëhej aq e lehtë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj