Poezi nga Eva Kacanja
A ke ni naj her…
A e ke ni naj her,
zemrën si t’kalbt,
Si ni rraj e dobt,
kput n’kurth t’menimit,
N’at thellsin t’heshtun,
Në at’helm pa cak,
Ku fillin e nxe,
ngrehin e lëndimit?
Zanin e vetit,
e ke ni naj her,
Kur n’krahnurin tat,
naltohet jehona,
Kur krah i shpirtit,
Thyet n’at hum’n’er,
E syni përcllon
në at or’tevona?
Po t’i kishe ni,
nj’ashtu sikur un,
Zemrën ma t’but,
Kishe me pas sot,
N’at dhimb ishe msu
për me ken i urt,
Me u fal amël,
N’rob,edhe n’Zot…!
Me u dasht…
Me t’dasht,
asht shum pak,
Me t’pas,
do me than kurr,
N’shtrat andrrash,
mbulu n’petal,
N’ag germash,
gjujtun gur.
Me m’dasht,
asht shum pak,
Me m’pas,
do me than Burr,
Aj Diell n’Mu,
me u djeg flak,
E Hana n’Ty,
me u vesh nur.
Me u dasht,
asht pak n’kët Jet,
Edhe me u pas,
s’do me than s’mun,
Kur asgja s’u dha
me u zotnu vërtet,
At’her n’Na,
Çka mbetet me hum?