BËHU I FORTË BIRI IM (Bisedë shpirti me Enin, djalin tim të madh) / Poezi nga Enertin Dheskali

 
Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
BËHU I FORTË BIRI IM
(Bisedë shpirti me Enin, djalin tim të madh)
 
– Fragment –
 
E hidhur është jeta biri im,
Në mish t’i ngul gjembat dhe thikat,
Por ti mos ndalo, s’ke kohë për pushim,
Ec, me këmbë të pergjakura shkeli frikërat!
 
E egër është jeta biri im,
Për të brishtët ajo nuk ka mëshirë,
Ndaj fluturo, e mbi sfidat e saj bëhu trim,
Duaje veten, e jeto si shpirt i lirë!
 
Gënjeshtare është jeta biri im,
Mbushur me mirazhe që mendjen ta verbojnë,
Por ti mos u genje dhe kokën mbaje lart,
Mos i lejo dallgët e vuajtjeve të të mbulojnë!
 
Une jam pranë teje bir, në çdo rrahje zemre,
Nëse t’i trembin hapat, apo ëndrrat t’i prishin,
Shtrëngoje dorën time, si dikur, me mendje,
Dhe kujto fjalët e mia, që të ruash qetësinë.
 
Une jam pranë teje bir, sado të më largojnë,
Marr frymë për ty, e frymë të dërgoj nga larg,
Ndaj mos i ler ligësitë, shpirtin ta kafshojnë,
Të keqen mos e lejo të të futet ne gjak…
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s