Kalendari poetik: Evgenij Baratynskij (1800-1844) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Evgenij Baratynskij
 
Kalendari poetik: Evgenij Baratynskij (1800-1844)
 
Sot, më 2 mars, është 222 vjetori i lindjes së poetit rus. Kur ishte dhjetë vjeç i vdiq i ati, gjeneral i ushtrisë ruse. Edhe ai, nën shembullin e të atit, në vitin 1825, pas shumë peripecish, u bë oficer. Pas një viti u largua nga jeta ushtarake. Lirikat e para që shkroi në vitet tridhjetë janë gjithë ndjenjë dhe shpesh i përshkon një frymë mallëngjimi, dora dorës, ai mallëngjim ia la vendin një lloj pesimizmi filozofik.
Ja disa mendime të poetit: ‘…njerëzimi do të përparojë nga ana industriale, do të jetë mbase më i pasur, por e gjithë kjo do të arrihet në kurriz të poezisë, do të humbasin vlerat e saj dhe njerëzimi do të shuhet si pasojë e impotencës seksuale…’
Ja dhe përzgjedhja ime për sot:
 
 
ZHGËNJIM (РАЗУВЕРЕНИЕ)
 
S’më shtie në ngasje, e ke kot,
që hiqesh e dashur, me ëmbëlsi:
kush është gënjyer, s’mashtrohet dot
nga të reja dhe të vjetra magji.
 
Premtimeve më s’u zë besë,
isha dikur, i dashuruar
tashmë s’kam asnjë fije shpresë
tek ëndrrat që më tradhëtuan.
 
Brengën e verbër s’ke pse ma shton,
për të dikurshmen s’ke pse më flet,
si mike që je mos shqetëso,
mos i fol të sëmurit që fle.
 
Fle, oh, sa më duhet ky gjumë;
zhgënjimet harroj, qenë aq shumë:
Dhe ti mund të zgjosh në shpirtin tim
aspak dashuri, veç shqetësim.
 
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s