Julieta Dobles
Kalendari poetik: Julieta Dobles 1 mars 1943
Sot, më 1 mars, është data e lindjes së Julieta Dobles, shkrimtare dhe poete kostarikane. Ka fituar pesë herë çmimin Aquileo J. Echeverría Award dhe në vitin 2013 Magón National Prize for Culture. Ja një poezi prej saj:
ARËSYETIME RRETH MUNGESËS
Kur heshtja jote gëzimin tim kafshon,
shkruaj.
Kur muzikë s’ka të mbushë mungesën tënde,
shkruaj.
Kur kam mall për ngrohtësinë e duarve të tua
nëpër plazhet e mi të lagësht,
shkruaj.
Kur them emrin tënd dhe mornica shpinën
si puthje nga larg ma përshkojnë,
shkruaj.
Nëse në buzët e tua që s’i shoh marr me mend
se janë i vetmi burim që etjen ma shuan,
shkruaj.
Kur mungesa e zërit tënd heshtjet e mia
në tamburë të largët, këmbëngulës i shndrron,
shkruaj.
Kur gjithë trupi im nga vetmia dhe frika klith
që ta përzë vetminë që më pushton,
shkruaj.
Sa poezi thurin
mungesa jote dhe dhëmbja ime!

© shqipëroi Maksim Rakipaj