Poezi nga Merita Paparisto

 
Poezi nga Merita Paparisto
 
 
TRISHTIL
 
I vogli zog që më këndon në dritare
me zërin e trishtuar,
e di?
 
Dikur kam qenë TI edhe unë
trishtimi kishte zërin tënd
dhe më cicëronte në sy
 
Mban mend që jemi parë?
Trenat venin e vinin në platformë
Ti në trenin që shkonte
trenin që vinte prisja unë
me çudinë time mbi qerpik
ç’i duhej treni i kohës
një zogu të vogël si ty,
që flatra ka dhe dëshirë
por edhe ty t’i kishin thyer
që te mos ngriheshe më në fluturim
 
këndoja dikur edhe unë
një këngë melankolike
për shpirtra delikatë dhe fisnikë
e sot ti këndon po atë këngë
ndaj zëri yt më dhëmb…
 
Të kujtohen?
Dikur isha TI dhe të këndoja në dritare
Tri fije të holla na lidhën
dy fletë të gjelbra dhe zëri im i vrarë…
pikëlot mbi tërfil
Tërfili im i trishtë
Trishtimi yt i brishtë Trishtil
 
 
Zbaticë
 
Ndonjëherë ndodh
që ty të lodh dashuria,
të rëndon,
të tremb
të mbush
aq shume dhe aq thellë
sa nuk mundesh ta mbash…
atëherë ti tërhiqesh…
 
ndërsa unë ndjehem…
Plot guacka, leshterikë
kafshë të vogla deti të pajeta,
gjurmë dashnorësh në rërë –
si një breg pas zbaticës,
i tharë…
…që nuk pushon së mallkuari hënën
deri në ri-ardhje.
 
 
Tokë e etur
 
të çarat e tokës së thatë
nuk ngopen me lotë
duan rrebeshe , furtuna
lumej që braktisin shtratin
përmbytje.
derdhje.
derdhje.
derdhje.
 
një re e vogël në cep të qiellit
nuk pikon
përgjon
dashuritë e të tjerëve
sidomos ato që nuk realizohen.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s