Kalendari poetik: Gabriele D’Annunzio (1863-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Gabriele D’Annunzio
 
Kalendari poetik: Gabriele D’Annunzio (1863-1938)
 
Shkrimtari, poeti, dramaturgu, ushtaraku, politikani, gazetari i shquar italian, Gabriele D’Annunzio, u lind më 12 mars, 159 vite më parë. Ishte dhe figurë qendrore e rrymës së dekadentizmit, i mbiquajtur ‘Vate’, poet i shenjtë, profet. Vepra e tij la gjurmë të thella në letërsinë italiane. Aviator, bombardoi Vienën me…trakte që përmbanin poezitë e tij nacionaliste. Ja përzgjedhja ime për datën e lindjes së ‘Vate’-s:
 
RËRA E KOHËS
 
Kur rridhte rër’e nxehtë, lehtë nëpër gishta
në pëllëmbë të dorës sime, në limontì,
zemra ma ndjeu, m’e shkurtër qe dita.
 
Dhe ankth i papritur zemrën ma pushton,
ma shtrydh, në këtë barazditë* plot lagështi
dhe arin e plazheve të njelmët errëson.
 
Për rërën e Kohës kam duart si kuti,
si orë rëre kam zemrën që regëtin,
hije kallamash bosh që zgjatet pa rreshtur
si hije akrepash në orën e heshtur.
 
barazditë*=ekuinoks
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s