Kalendari poetik: Mahmoud Darwish (1941-2008)  / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Mahmud Darwish
 
Kalendari poetik: Mahmoud Darwish (1941-2008)
 
U lind më 13 mars 1941 Mahmoud Darwish, shkrimtar, poet i njohur palestinez dhe njëri nga më të shquarit e gjuhës arabe. Në vitin 1948, gjatë konfliktit arabo-izraelit, prindët e tij u larguan si shumë të tjerë nga vendi. Kur u kthyen në atdhe pas një viti, mbetën të paligjshëm, pa dokumenta, sepse vendlindja qe shndërruar nga Palestinë në Izrael. Në vitin 1970 u detyrua të shkonte në mërgim dhe vetëm në vitin 1996 mundi të merrte leje të shkonte në vendlindje.
Autor i mbi 20 përmbledhjeve poetike dhe 7 librave me prozë. Libra të tij janë përkthyer në rreth 20 gjuhë. Vdiq gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër në moshën 67 vjeçare në Houston, Teksas, ku qe operuar edhe në vitet 1984 dhe 1998.
Ja një poezi prej tij në shqip:
 
 
TË KAM MUNDUR, VDEKJE
 
O vdekje, ulu dhe prit.
Merr një gotë verë dhe leri fjalët.
Një si ti me askënd nuk flet,
një si unë, nuk merret me shërbyesen e së padukshmes.
Ngopu me frymë…ndoshta të ka lodhur kjo ditë
luftërash yjore. Kush qenkam unë që më ardhke ti për vizitë?
Paske kohë të zhbirosh në poezitë e mia? Jo. S’bëjnë për ty.
Ti ke të bësh me pjesën e baltës tek njeriu,
jo me bëmat apo me fjalët e tij.
O vdekje, të gjitha artet të kanë mundur.
Këngët e Mesopotamisë të kanë mundur,
obelisku i Egjiptit, piramidat e Faraonëve,
gdhëndjet në gurin e një tempulli të kanë mundur,
ato fituan, shpëtoi nga kthetrat e tua përjetësia…
pra, bëj me ne ç’të duash.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s