Meri Arsova (Maqedonia e Veriut)

 

meri

Meri Arsova (Maqedonia e Veriut)

Ajo lind njëherë në njëqind vjet. Ka lindur me mëshirën e Zotit, që të luftojë të keqen me mirësi. Di të flasë dhe ta dëgjojë heshtjen, por dhe ti heshtë stuhitë e ashpra që copëtojnë dhe këpusin shpirtin. E thirrin fëmijë i dashurisë, ndaj dhe përcjell dashuri te të gjitha krijesat. Dashuri për Krijuesin, për shtëpinë, vendin e saj Maqedoninë e popllin e saj. Gjithmonë krenare dhe kokëlartë para çdo sprove. E lindur në qytetin historik të Krushevës. Sot jeton e krijon në Manastir. Ka botuar tre vëllime poetike “SHPIRT I ZHVESHUR”, “UNË DHE TI FILLIM PA MBARIM” dhe “KUR SHPIRTI QAN“. Është e përfaqësuar në shumë libra të përbashkëta me grupe autorësh, me poezi për Nënë Terezën, për festa të ndryshme etj. Merr pjesë aktive në shumë manifestime poetike. Është anëtare e më shumë klubeve poetike dhe fondacioneve të ndryshme në Maqedoni. Të gjitha përmbledhjet e saj poetike ua dhuron njerëzve që janë të dashuruar në fjalën e bukur poetike.


PSE U RRITËT

Pse u rritët kaq shpejt?
Sikur ju linda dje,
Aroma e bebes ende ndjehet,
kurse sot ikët nga shtëpia.
Sikur dje në dysheme u zhagitët
kurse sot nëpër toka të huaja shkoni.
Pse kaq shpejt ditët fëmijërore i lat pas,
lojërat fëmijërore i harruat?
Germë pas germe shkruajtët në gjuhën amtare,
po në atë gjuhë mësuat, kurse sot,
më flitni në gjuhë të huaj.
Pse u rritët kaq shpejt?
Si dje fletët në sqetullat e mia,
u ngrohte përqafimi i nënëse,
kurse sot qiell i huaj u mbulon,
diell i ftohtë mbi ju agon.
E lëshuat shtëpinë si dallëndyshe,
nën strehë të huaja ndërtuat fole,
mbeta e vetmuar.
Shpirti vuan për ju, ju thërret,
duarkryq, nuk kam kë ta përqafoj.
Ndërtoj urë nga unë deri te ju,
dërgoj diellin që t’u ngrohë.
Në sytë tuaj kërkoj lumturinë,
në buzët tuaja vë buzëqeshjen,
fshehi pikëllimin, nuk lejoj të rrjedhin lot.
Në mbrëmje i lutem Zotit, në vend tim,
Ai t’u ruaj e mbrojë.
Pse u rritët kaq shpejt?


DËGJO

E di se në këtë çast ndjehesh si shpezë e plagosur.
E vetmuar, e hudhur në asfaltin e nxehtë.
Provon të ngritesh, të ndalesh, po pa sukses.
Gjatë çdo lëvizjeje dhimbja bëhet më e fuqishme.
Shpërndahet nëpër tërë trupin,
thellë futet në ty dhe të shtynë teposhtë.

E di që duash dikush të ta japë dorën,
të të lëvize, të të përqafojë
dhe qetë qetë të të pëshpërisë,
do të kalojë, një ditë dhe kjo do të kalojë.

Shpirtin do ta kesh të zbrazur.
Do të lëvizësh si kukull e mbështjellur mes njerëzve,
e humbur në përditshmëri.
Nuk do të qeshesh dot,
vetëm buzëkuqi yt do t’i japë jetë fytyrës tënde të zbehtë.
Ditët vështirë do të kalojnë paa dritë.
Ngushëllimin do ta gjesh netëve duke kërkuar hënën.
Ja ajo hënë do të t’i shërojë plagët.
Dhe, një ditë, padashur do të shikosh drej qiellit,
do ta shohish diellin e do të duash ta përqafosh.

Do të marrish frymë thellë duke mbushur shpirtin tend të zbrazur.
Do të këputen fijet e perit me të cilët ke qepur plagën
e do të ndjesh që më, nuk ke dhembje.
Në fytyrë do të të shkëlqejë buzëqeshja.


FALEMINDERIT

Unë isha një fëmijë jo i qetë.
Fëmijë që dinte me një britmë
të zgjonte fqinjët,
me një buzëqeshje të zbukurojë ditën,
me këngë të mbush natën.
Isha fëmijë i punëtorëve të thjeshtë.
Të vdekshëm.

Ja nga këta të vdekshëm unë mësova,
si tharmon pogaça e bardhë nën hënë,
e në mëngjes ta pjek
nën saçin e nxehtë të diellit.
Mësova me flakën e qiririt
ta ngrohi shtëpinë.
Nga ata njerëz të thjeshtë
mësova të lëroj arën,
t’i mbledh frutat më të mira.

Një copë buke të thatë ta ndaj me zogjtë,
e me një pike vese, ta shuaj etjen.

Pa turp, me letër të thjeshtë
të fshij pluhurin e këpucëve
dhe të ngritem e të eci me krenari.

Nga ata mësova se dashuria nuk ka çmim.
As mund ta blejsh e as ta shesish.
Thjesht nga zemra ta dhurosh.
Dhe atëherë bota fiton dimension tjetër.
Mes dimrit vjen pranvera, shkrihen akujt,
këputen hallkat e zinxhirit të paragjykimeve,
shpirti të këndon dhe bërtasish me gjith zërin që ke:
-Oo ju, unë ju dua të gjithëve!
Ndaj, unë sot u jam mirënjohëse,
me shpresë të sinqertë,
vetëm nga një rreze në sytë e tyre,
nga shumë dashuri në zemrat e tyre,
kam lindur unë.

Ju falenderoj për ekzistencën time.


LUTJA

Kambanat. Jehojnë kambanat,
bien në damarë, luten kristianët.
Zot, çdo natë me emrin tënd bie në gjumë.
Bëj lutje në mëngjes.
Më fal mua, kam shpirt rebel.
Hapëroj nëpër labirintin e jetës
duke kërkuar drejtësi.
Hapat jehojnë nëpër korridore të zbrazur
të përditshmërisë.
Eci nëpër odat e errëta të tundimit
ku udhëtreguesi im i vetëm është drita jote.
Rreze shprese.
Ti, që zhvendos malet,
Ti, që tund detet,
më mëshiro mua mëkataren.
Më shiko mua,
shiko dhembjen e një gruaje,
dhembjen e një nëne.
Shiko dashurinë e saj.
Zot, nuk kam njeri që mund ta ruaj
pjellën time, të kam vetë Ty.
Në buzë lutje.
Qoftë vullnet Yt sikur në qiell
ashtu dhe në tokë.

 

Adem

Përktheu nga origjinali: Adem Abdullahu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s