Kalendari poetik: Izet Sarajlić (1930-2002) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Izet Sarajlić
 
Kalendari poetik: Izet Sarajlić (1930-2002)
 
Historian, filozof dhe poet bosnjak, u lind më 16 mars 1930 në Bosnjën veriore; më 1945 u vendos në Sarajevo ku studioi letërsi dhe filozofi në universitetin e atjeshëm. Në vitin 1954 themeloi “Grupin ’54”, si lëvizje e re poetike; qe dhe një nga organizatorët e “Mbrëmjeve poetike të Sarajevo-s”.
Nuk u largua nga vendi kur filloi lufta në Bosnje, gjatë rrethimit serb të Sarajevës u vranë dy motrat e tij, Nina dhe Raza; në fund të luftës i vdiq dhe e shoqja. Pas vdekjes së poetit, më 2 maj 2002, shoqata kulturore poetike italiane (ishte mik i ngushtë me poetët italianë Alfonso Gatto dhe Erri De Luca), “Casa della Poesia” organizon çdo vit festivale poetike ndërkombtare me emrin Izet Sarajlić. Ja përzgjedhja ime për nder të poetit bosnjak sot, kur do të mbushte 92 vjeç:
 
 
SI TE LERMONTOVI
 
Rrimë shtrirë në këtë luginë
që s’është në Dagestan
mes heshtjes dhe pishave.
 
Sipër nesh retë: si te Lermontovi.
Futen dhe ndër kujtimet tona, pa mëshirë.
Dhe papritmas, për herë të parë, përvijohet para nesh
mali Kazbek.
Pas çdo peme sikur pret në pritë një Martinov*.
 
Mendoj për Lermontovin dhe recitoj për ty “Retë*” e tij.
Po nga të miat?
Kujt do t’i bjerë ndonjëherë ndër mend për mua
në këtë luginë që s’është në Dagestan?
 
Vërtet asnjë re s’do t’i bëjë të mendojnë për mua?
Asnjë të dua?
Asnjë mirupafshim?
 
Kush do ta krahasojë me emrin tim
Një ditë vere?
Kush?
 
Kush do të qajë për vdekjen time
pa duel, pa Martinov?
 
Unë syvëngër,
unë Lermontov i ndjeshëm
në epokën e Lili Marlenit.
 
Me vargjet e mia
kush do të shëtisë nesër mbrëmjeve?
Kush te shpresa ime do të gdhendë të vetën?
 
Punë e madhe, s’ka rëndësi.
Tani jemi shtrirë në këtë luginë
mes heshtjes së pishave.
 
Ka rëndësi që je pranë meje dhe po afron shiu.
Shiu.
Jo tanket!
 
Martinov* – Nikollaj Martinov, një shok i Lermontovit, që e vrau në duel në vitin 1841.
Retë* – këtu autori ka parasysh poezinë e njohur të Lermontovit me titull “Тучи” e kam postuar edhe unë me titull “Re të zeza”.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s