Fjalë të urta nga Iliaz Bobaj

 
Fjalë të urta nga Iliaz Bobaj
 
 
1. Një re në qiell, një hije në tokë.
 
2. Një dashuri, e cila lë pas një heshtje të plotë, i ngjan një muzeumi, porta e të cilit nuk hapet kurrë.
 
3. Njeriu është tërësisht i vërtetë, kur thotë atë që ndjen. Ai është tërësisht i lirë, kur thotë atë që dëshiron.
 
4. Të ndjellësh zili, do të thotë të jesh, të paktën, një shkallë më lart se ziliqari.
 
5. Vështirësia më e madhe me burrat, është të ndash burrat nga burrat.
 
6. Thonë të gjithë të njëjtën gjë, kur nuk kanë mendim tjetër ose kur nuk guxojnë të thonë një mendim tjetër.
 
7. Të jetosh me iluzione, do të thotë të jetosh me atë që mendon dhe jo me atë që ke.
 
8. Të mos të të duan, është fatkeqësi, të mos duash është mëkat.
 
9. Nuk do shumë mend, për të shitur edhe ato mend që ke.
 
10. Pasojat që lë pas padituria, shpesh janë jo më pak të frikshme se pasojat që lë barbarizmi.
 
11. Zënka më e kotë është ajo midis dy zerove. Mburrja midis tyre është gjëja më pa lavdi.
 
12. Për të shpërthyer ndaj dikujt, nuk të duhet tjetër, veçse t’i lëshosh frerët fjalës.
 
13. Nëse dëshiron të presësh hijshëm të nesërmen, përcill me dinjitet të sotmen.
 
14. Njeriu nuk lufton për të shtyrë vdekjen, po për të zgjatur jetën.
 
15. Vuajtjet e pleqërisë janë dhimbje, vuajtjet e fëmijërisë janë brengë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s