Kalendari poetik: Stéphane Mallarmé (1842-1898) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Stéphane Mallarmé
 
Kalendari poetik: Stéphane Mallarmé (1842-1898)
 
Më 18 mars është data e lindjes për Stéphane Étienne Mallarmé, poet, shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes francez. Kur qe 5 vjeç i vdiq e ëma dhe e rritën gjyshërit. Filloi të shkruante poezitë e para i tronditur thellësisht nga vdekja e së motrës më 1857; qenë poezi nën ndikimin e Victor Hugo, Théodore de Banville dhe Théophile Gautier. Kur u njoh me “Lulet e së Keqes” së Charles Baudelaire filloi të shkruante më me pjekuri dhe u rreshtua në atë që u mbiquajt grupi i poetëve të mallkuar. Para se të vdiste i la amanet së shoqes dhe së bijës t’i digjnin të gjitha dorëshkrimet e tij; fatmirësisht, dy gratë e mençura nuk e përmbushën vullnetin e fundit të Poetit, prej të cilit sjell këtë poezi në 180 vjetorin e lindjes së tij:
 
 
VEGIM (Apparition)
 
Hën’ e trishtuar. Engjëjt duke qarë,
Harqet ngrehur, mes lulesh, ëndërrimtarë,
Mirisnin nga manushaqet e thara,
Thëthinin prej tyre rënkime të bardha.
 
Qe dita kur më dhe puthjen e parë.
Dhe ëndrrat që për mua janë vrarë,
Trullosur, si gjithmonë plot trishtim,
Tashmë avulluan, pa asnjë pendim
 
Ëndrra m’u përmbush, zemrën kisha plot.
Dhe kur shkoja rrugës, ashtu kot
Me diell mbi flokë m’u çfaqe ti,
Qe pragmbrëmje, m’u çfaqe si vegim
 
Ngjaje si zanë, me kurorë drite
Që ndër ëndrra djalërie më vije
Dhe shkoje sikur lëshoje plot hir
Tufa yjesh, të bardhë, erëmirë.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s