Ç’ËSHTË POETI… – Poezi nga Tadeusz Różewicz / Shqipëroi Maksim Rakipaj

 
Poezi nga Tadeusz Różewicz
 
 
Ç’ËSHTË POETI…
 
Ai që shkruan vargje është poet
dhe ai që vargje nuk shkruan
 
poet është ai që pranga heq
poet është ai që i vënë pranga
 
poet është ai që beson
poet është ai që besimin ka humbur
 
poet është ai që gënjente
dhe ai që e gënjyen
 
poet është ai që me dorë e ushqejnë
poet është ai që atë dorë kafshon
 
poet është ai që ka gojë
dhe ai që të vërtetën s’e zë në gojë
 
poet është ai që rrëzohet
dhe ai që sërish ngrihet
 
poet është ai ngrihet e shkon
dhe ai që të ikë s’mundet
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s