Kalendari poetik: Miguel Méndez Camacho 21 mars 1942 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Miguel Méndez Camacho
 
Kalendari poetik: Miguel Méndez Camacho 21 mars 1942
 
Poet, shkrimtar, avokat, profesor universiteti dhe diplomat kolombian, sot mbush 80 vjeç. Disa vite jetoi në Buenos Aires, Argjentinë, ku shërbeu si ministër këshilltar në ambasadën kolombiane. Ja një poezi prej tij:
 
 
PEMA DHE ZEMRA
 
S’mbaj mend në ajo pemë jepte fruta
apo hije,
di vetëm se jepte zogj.
 
Dhe qe në mes të kopështit
dhe fëminisë sime.
 
Dhe në drurin e tij të butë
emrin tënd gdhenda brenda
një zemre shpuar nga shigjeta.
 
Tjetër s’më vjen ndërmend:
kaq lart u ngrit emri yt me gjithë pemën
saqë mund t’ia mbathje fluturim
sapo të jepte zogj.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s