Poezi nga Daniela Andonovska – Trajkovska (Maqedonia e Veriut) / Shqipëroi: Adem Abdullahu

 

Daniela

Daniela Andonovska – Trajkovska (Maqedonia e Veriut)

Daniela Andonovska – Trajkovska (3 shkurt 1979, Manastir. Eshtë doktore shkencash në pedagogji në drejtimin e metodikës, punon profesoreshë universitare në Fakultetin e pedagogjisë – Manastir në grup lëndësh në fushën e Metodikës. Ajo është anëtare aktive e Qendrës për letërsi, art, kulturë, oratori dhe gjuhë në Fakultetin pedagogjik – Manastir. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHМ), anëtare e Rrethin letrar të Manastirit, anëtare në Shoqërinë shkencore të Maqedonisë në Manastir dhe kryetare e këshillit redaktues. Kryeredaktore e revistës “Rast”, redaktore në revistën “Sovremeni dijallozi”, “Knizhevni elementi” dhe disa monografive. Është autore e librit universitar “Kritiçka pismenost” dhe rreth 100 punimeve shkencore profesionale të botuara në vend dhe jashtë tij. Është autore e shtatë librave me poezi, poema, tregime të shkurtëra dhe vështrime letrare.
Është fituese e shpërblimit ndërkombëtar “Noside” në Itali (2019), ka fituar çmimin e SHSHM “Praznik na lipite” (2018), shpërblimin “Kërste Çaçanski“ për prozë më të mirë të pabotuar (2019) dhe shpërblimin “Karamanov” (2019). Poezia matematikore “(CKKS, Shkup, 2020), “Në këmbë në linjë ajrore” (MI-AN, 2021) një libër me prozë “Kafe, çaj dhe qiell i kuq” (Bran, Strugë, 2019), disa botime profesionale dhe një libër universitar “Shkrim leximi kritik” (2019). Libri i saj “Gjaku elektronik” është përkthyer në arabisht dhe është botuar në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2021 dhe është prezantuar në Panairin Botëror të Librit në maj 2021 në Abu Dhabi. I njëjti libër është përkthyer në anglisht dhe botuar në Indi.
Ka fituar disa çmime, si Avangarda letrare maqedonase për “Shtëpia e kontrasteve” (Fondacioni për afirmim dhe prezantim kulturor dhe shkencor Maqedonia prezant nga Shkupi, 2020), Abduvali Qutbiddin (Uzbekistan, 2020), Premio Mondiale “Tulliola – Renato Filippelli “Gjaku Elektronik” në Itali (2021), “City of Galateo-Antonio De Ferraris” (Romë, 2021), dhe çmimi më i lartë i poezisë dhënë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë “Aco Shopov” (DPM, 2021). Është përkthyer në mbi 38 gjuhë botërore dhe është botuar në revista dhe antologji letrare të njohura brenda dhe jashtë vendit.


X (IKS)
Çdo ditë pranë meje kalojnë
shumë të panjohura
me katror të zbrazur në fytyrë

dhe janë të çuditshëm
sepse në to nuk mund të vendoset
linja vezulluese e shikimeve
që të shkruhet zgjidhja

janë të çuditshme edhe kur ecin sepse kanë shprehi
zëshëm të godasin mbi jehonën e korridoreve të vetmuar
të cilët edhe pas kaq vitesh të shkuara
nuk i njohin muret e tyre
ku bëjnë tatuazh gënjeshtrash

dhe kur të qëndrojnë krah për krah me mua
do ta përkulin kokën majtas
e floku në
llozin e kujtimeve të fshira

nganjëherë “Tungjatjeta” do të më thonë
e kur nuk ka kush ta shohë
figurën e tyre gracioze
në një fustan të gjatë gri pa kontura
gete të zeza dhe taka të verdha
atëherë do të më kalojnë me arrogancë
pa përshëndetje për të më dëshmuar se nuk ekzistoj
çdo ditë përkrah meje kalojnë
kuadratet e vizatuara
me data në kalendar të ngjarjeve të rëndësishme
e vlera e tyre pushon atëherë
kur iksi i padukshëm shfaqet nga hiçi
për ta shkatërruar mendimin
që aq vite kishte dhembje stomaku
pa arsye


TREKËNDËSHI I DEGJENERUAR

Më herët tre pikat
e konstrukcionit të hekurt ishin
dhe gjithnjë kur ndonjëra nga to
do të më duhej në orë të keqe
e merrja dhe përsëri e ktheja
që të jetë e plotë

nga lergë shikoheshin nën sy
dhe secila për secilën dinte gjithçka
e megjithatë nuk dinite asgjë

tani shtrihen në një rreth
kolinear
në një drejtëz

trekëndësh i degjeneruar
ato anojnë me kënde zero shkallë
secila për gjunjtë e thyer
të tjerëve di por heshtja e vulosur
ua përqafon kokat

trekëndësh i degjeneruar
harron pikat
kërkon vendin e tij
i pashpresë nuhat në hapësirë


FUNKSIONET TRIGONOMETRIKE
TË JETËS

Ka një trekëndësh nga balta,
pështyma dhe kashta
ku vet vendosemi dhe e varim
në vendin më të lartë

mes tre këndesh të drejta
që fluturojnë kokë përqafuar
në thërmia të imëta
përjetësi na jep
ajo shpezë shtegtare
që nëpër dritaren e njëjtë
hyn dhe del


PIKËPYETJE TË PËRZËNA

Mos e largoni
fëmijën që vrapon rreth jush
nëse nuk mund t’i përgjigjeni
pse shiu bie i vdekur në tokë
edhe pse përjetësisht mund të jetojë në qiell
pse duart shmangen në çdo hap
kurse në fatkeqësi bashkohen
pse ëndrra ikë nga realiteti
kur edhe ashtu askush nuk i beson
macet si e dijnë se në cilin cep fle dhimbja
që ta marrin mbi vete
kurse njerëzit vrasin veten në të tjerë
vetëm pse frikësohen nga dhimbja
pse sekondat e urrejtjes zgjasin më shumë
se orët e lumturisë
dhe pse zgjatim vetminë
dhe bëhemi të famshëm kur më nuk jemi
pse lutjet janë të njëjta në të gjitha gjuhët
e Zoti nuk ka pamje
kur hyn ne tempullin
e zemrave tona
mos e lëndoni
fëmijën që ju sulmon me pyetje
në shtëpinë me korridore të ngushta
nga të cilat nuk mund të ikni


LARGËSITË E DEZINFEKTUARA


Lidhemi me katrorë nga largësitë
për divani në dhomën e ndenjës

largësitë na i dezinfektojnë mendimet
me frikë nga afërsia

frikën e blejmë në supermarket global
para të cilit presim me orë dy metra larg vetes

e paguajmë me kartë pagese
pa prekje

i sterilizojmë prekjet tona
që as nuk kanë ndodhur

e hudhim jetën bashkë me dorezat
pa gjurmë
dhe maskën plot me psherëtima të filtruara

 

Adem


Rikëndoi: Adem Abdullahu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s