Kalendari poetik: Salvatore Quasimodo (1901-1968) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Salvatore Quasimodo
 
Kalendari poetik: Salvatore Quasimodo (1901-1968)
 
Më 21 mars, bota kulturore italiane kremtoi 121 vjetorin e nobelistit italian, Salvatore Quasimodo. Nobelist, që i dha vlera çmimit të lartë. Nuk po zgjatem më tej me jetëshkrimin e poetit më të shquar italian të nëntëqintës; ja një shqipërim që përzgjodha nga ç’kam prej të madhit Quasimodo:
 
 
NJERI I KOHËS SIME
 
Ke mbetur po ai i kohës së gurit dhe hobesë,
njeri i kohës sime. Ke qënë në birucë,
në krahët e së keqes, në orët e vdekjes,
të pashë brenda tankut, në trekëmbësh, në rrotën e torturës.
 
Të pashë: ishe ti,
me shkencën tënde të çfarosjes,
pa dashuri, pa Krisht.
 
Përsëri vrave,
si gjithmonë, si vranë etërit e tu, kur vranë
kafshët që panë për herë të parë.
Dhe vjen erë e gjakut si atë ditë
kur Kaini i tha vëllait tjetër:
“Eja dalim nga fusha”. Dhe jehona vjen, e ftohtë,
këmbëngulëse deri tek ti, në ditën tënde.
 
Harroni o bij, retë e gjakut
që prej dheut ngrihen, harroni etërit tuaj:
varret e tyre zhytur janë në hi,
zogj të zinj, erë e zezë, zemrën e tyre mbulon.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s