Poezi nga Gentjan Hasanas  

 
Poezi nga Gentjan Hasanas
 
 
SHTËPIZA JONË NUK DUKET MË
 
Shtëpiza jonë më nuk duket,
dëgjoj vetëm zërin tend
nga buzë mëshire…
 
Çengeli i një pikpyetjeje,
si keqardhje më mban varur
Zemër, hape të lutem!..
 
Të çuditshëm këta lot yjesh,
që të rrokullisen nga hënat e plota të syve
Bërthamë e errët, atmosfera kafe…
Stratosfera një rreth drite.
Zemër hape të lutem!
 
Ku është shtëpia e jone prej pemësh?..
 
Ka mbetur veç një gjethe
e kyçur te porta.
Të gjithë çelsat e mollëve të kuqe
janë ndryshkur…
 
 
***
 
Është i gënjeshtër
qumështi i trendafilave të majit.
Fëmija im fatkeq është dobësuar,
rri i lidhur në një djep ëndrrash,
numëron 12 orët e brinjëve të ditës.
 
”Do vij së shpejti,
patjetër do shihemi,
do të të kem në përqafim”.
 
Oh,
janë serumet e ninullave,
më kot mundohen
ta mbajnë me impulse premtimi.
 
60 petalet e zemrës
po ia rrëmbejnë
erërat e minutave që fryjnë.
 
Jam pak i lodhur mikja ime
po bie të fle këtu ku jam lidhur.
 
Mos më zgjo…
deri sa qumështi i trendafilave te majit
të jetë bërë mish.
 
Pastaj…
këtë djep fëmije e prishim
dhe e ribëjmë ”fron mbreti”
ditën që do të vish.
 
 
***
 
Këtu ku gjendem,
jam mbret i pluhurit,
i toksinave.
 
Kemi një punishte te vogël riciklimi,
silikonin e bëjmë qeska, ose lule varri.
 
Këmbët i bëjmë paterica,
Krahët, bastun.
Mëlçinë,sfungjer për pastrim tavolinash.
 
Me mungesë janë ”syte”
Ato pak që kemi gjetur,
i ndezim në mbrëmje,
sa për të ngrëne kauçuk.
 
Jemi 12 kanibalë të vegjël,
por me përvojë.
Unë,nga ”mastorët”,jam i treti në listë.
Vende të sigurta pune,por pa mëditje.
 
Ajo që shpresojmë,
është të hamë një njeri të gjallë
dhe t’i marrim zemrën.
Në botën tjetër,
le të jemi edhe ne njerëz…Amen!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s