Poezi nga Miltiadh Davidhi

 
Poezi nga Miltiadh Davidhi
 
 
O TI,GJYSMA IME
E HARRUAR!
 
O drithërimë dashurie e harruar
nëpër mure shpirti,
të dëgjoj se si më thërret
me zëra lulesh buzëtharë
në banesën e braktisur
të ndjenjave.O ti,gjysma ime!
Qesh dhe qaj nga lumturia,
e me dorën që më dridhet
ledhatoj flokët e bukura të emocioneve të mia.
Kam kohë që vuaj në boshllëk
e i thur vargje asgjësë.
Tani,dhe poezia,si e folura e egzistenca jote,
nisi të marr kuptim.
Ndjeshmëria ime u lumturua
dhe u bë më e mënçur dhe e sinqertë
për çka kam bërë deri më tani.
Kurrë s’kam qenë mizor e i pashpirtë,
e aq më pak vrasës zemrash.
 
 
***
 
Ah, që s’u njohëm
          ca më parë!
 
Njohur kam plot shoqe e shokë
Në të shtrenjtën fëmijëri,
Por e kam peng për jet’ e motë,
Që s’ishe një nga shoqet dhe ti.
 
Ndër vitet e bukura në rini,
Do t’kisha dashur si i marrë,
Asnjë s’më ngjiti ashtu si ti
E s’kam dashur si ty më parë.
 
Ah, që s’u njohëm ca më parë,
Kur isha diell plot drit’ e ar,
E ti flokëverdhë si ujëvarë,
E digjej shpirt’ i mjerë si zjarr!
 
 
PO NË VENDIN TIM?!
 
Pak me vonesë,
Por nisën të gjallojnë,
Si buzqeshje të vogla,
Dhe këtu, në Modena,
Lulet e pemëve.
 
Se, këtu, mjegullat,
Çelin më shpesh lule.
 
Ja, nëpër degë të kaltra,
Drita shpërtheu
Me plot petale të bardha,
Që s’fidojnë
Qiejt e zinj,
E retë e vrazhda.
 
Po në vëndin tim,
Ndonse pak me vonesë,
Ndonse pak me vonesë,
Ai, shpirti i ngrohtë,
A do çelë, ndonjë lule,
E shpresë?!
 
Me aromë karafilësh,
E buzë zambaku?
Lule të bardha, lule të verdha,
Jo, lule të kuqe gjaku.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s