Paul Verlaine
Kalendari poetik: Paul Verlaine (1844-1896)
Sot, më 30 mars, është data e lindjes së Pol Mari Verlen, poet i njohur frëng i grupimit që u mbiquajt ‘poetët e mallkuar’. Wikipedia ka plot kërshëri për jetën e tij; kështu që po sjell për ju këtë poezi prej tij nga përmbledhja e tij poetike e vitit 1869, me titull “Fêtes Galantes”:
JE FLOKËZEZË APO FLOKËVERDHË?
Flokëzezë je a flokëverdhë?
Sytë e tu,
Të zinj janë a blu?
Nuk di gjë, por dua kthjelltësinë e tyre të thellë
Të adhuroj kur i ke pakrehur flokët e tu.
E urtë je, apo noprane?
E ndjeshme, a lozonjare
Zemra jote?
Nuk di gjë, natyra lëvduar qoftë
Që zemrën tënde mbi timen bëri zot fuqiplotë.
Besnike, apo nga ato që e dredhin?
Por s’ka rëndësi,
Se gjithsesi
Hiret e tua ma shpërblejnë zellin,
Peng për këtë kam tënden bukuri.

© shqipëroi Maksim Rakipaj