Poezi nga Sergei Esenin / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Sergei Esenin
 
 
Lotët
 
Lotë… edhe rishtaz, këta lotë, të hidhur
Për ëndrra coptuar dhe flatëruar larg
Për brengat e mëdha, që nuk gëzojnë, askënd
Të rejat errëti, ngujuar, tek ky prag
Ç’duhet, që të vijnë? Më shumë, të tilla derte?
S’do shumë… Mbërin çasti, të shplodhen dhe mbaroi
Dhe të harojmë pastaj, të britmave rrëmete
Një zemër kur është plot, nuk mundet t’i duroj
Kush po këndon, shelgjishteve, në hije?!
Gjithë tingujt janë të njohur – lotët, po kështu…
Janë lotë, për Atdheun, qëlloi dhe për mua
Janë përplot me tmerre, brengankthe, ja kështu.
Jam në vendin tim, po, po… në varrin tim
Zemra vyshket lotësh, shpirtzemër po lotoj…
Me ç’duket një qyvuri, një varri suferinë
Të fle gjumë të përjetshëm, të mundem të haroj!
 
 
Pikëzat
 
Të bukura janë, pikëzat margaritarë, një dite diell-larë
Kur ndritojnë, ndanë ylberëve praruar
Ndërkaq, trishtmotit, dritareve të lagështa
Drithnojnë, pikëza myku, vjeshnajës vesuar.
 
Njerëzit janë të lumtur, mes fosilizimit – (Më thanë)
Shtati i tyre, ndër së të tjerëve, sy
Asnjë medalje e botës, nuk ka fare vlerë
(Janë frymorë nomadë? – Pyes veten, tani!)
 
Pikëzat e vjeshtës, kaplojnë zemër dhe deje
Dhe shpirtrat, gjithë në trisht, enden, lemerri…
Ndërkohë që rrëshqasin, ndër xhama dritaresh
Ç’argëtim kërkojnë?!… – Pyes veten tani!
 
Prej jetës rrënuar, njerëz të drobitur
Ardhmëri e brengët, prej vitesh të kaluar
Nëse pak gëzim, dertet lehtëson dhe shpirtin shëron
Pse kujtojnë trishtet dhe jo çastet, lumuar?!
 
 
Vasil cuklla
 
Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s