Poezi nga Linditë Ramushi Dushku 

 
Poezi nga Linditë Ramushi Dushku 
 
 
UDHA QË KURR SU BÂ
 
Udha që u pa e kurr s’u ba.
 
Nji pipthë prej luleje ish hapi jem
drejtuem nji udhe t’shkelun prej t’kaluemes e t’kaluemve.
 
Kambët lëshue rranjë kanë
e fjaltë për nji botë t’re matanë gardhit
vijn si letër poste
shkruem me laps të kuq
lexoj pak rreshta e sytë mbesin tu e prit agun
me nis udha.
 
Nji pipth prej luleje ish hapi jem
shkëputun rranjësh por degë ngjitun
nxjerrë zâ prej fyti t’ngjirun
heshtja vret njimijë shtigje
për mot-motin që s’duhej të vinte në
pa vakt
nis vajtoj në zâ
për udhën që u pa e kurr su bâ!
 
 
ASHT KANGË E VJETËR
 
Kanga jem asht vaji zemrës që i lëshon udhë veç syve t’ndritun me e pa dashninë.
 
N’ikje
fryma me rri ngulfatun
tash që kanga jem është vaji jot
thinja e parë në flokët e mija
shkon erës kah vjen zani
tu kërku përtej resh çdo grimcë arome temen.
 
Asht kang e vjetër
nja që e di fyelli melodinë
e nja, udhëtari i kohës që endet udhëve t’këtij universi
dyert i qel me shu çdo gja, a me shti fill.
 
Ti vjen saherë
prej t’disaten herë mendjesh
nashta edhe rrotullue n’paralel
me i mësu fjalët
me i knu kangët
me i nal luftnat
…nashta edhe ma shumë njerëz me knue.
 
Me jetue.
 
Asht kanga e vjetër
ninulla e gjumit knue veshit
kur n’ikje janë vec mendimet,
asht kanga e vjetër n’kohën kur do me nis e kaluemja tu e pa sytë që shohin dashninë
atehere do t’jesh aty,
ki me ba atë çka koha grryen
siç grryejn gurët këtij qyteti pa sens!
 
 
NA NUK JENA T VETIT
 
Kur flas n’za
përgjigjem vetës që merr udhë.
 
Shpirti mban pengje.
 
Nëse flas me veten n z’a
tu i nxjerrë kangët ma të thella
me ia këndu tjetrit pa i kallxue n’fjal.
 
Prej t’kaluemes me sjellë diçka.
 
Se na nuk jena të vetit
jena t’kujtimeve
të djeshmes
n’sot
për të nesërmen e ardhme.
 
Ka me than shumë.
 
Sy tu prit me shkri lot e melodi n’veshë të njerëzisë
aq sa ka mbledh jeta marrësi
dashni
mllef
fuqi.
 
Tu i këndu e tu i numëru
me ditë sa jena dashtë,
sa kena dasht.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s